8 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Fshati Tërpezë e Ulët bëhet edhe me një rrugë të re

 

Sot filluan punimet e rrugës në fshatin Tërpezë e Ulët, kjo rrugë është e gjatë 1200 metra dhe e financuar nga buxheti vetanak i Komunës së Malishevës.

Kryetari i Komunës së Malishevës z.Ekrem Kastrati sëbashku me drejtorin e urbanizmit, Avdi Morina kanë parë nga afër fillimin e punimeve të rrugës në fshatin Tërpezë e ulët.

Kryetari, Kastrati, ka urua banorët e këtij fshati dhe është zotuar për ”projekte të radhës që do të investojnë në infrastrukturën rrugore dhe në fushat tjera të cilat drejtpërdrejt do të ndikojnë dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve të komunës sonë”, përfundoi Kastrati.

Ndërkaq banorët e kanë falenderuar Kryetarin Kastrati për punën dhe angazhimin maksimal të tij dhe qeverisjes që ai e drejton, për shërbimet dhe projekte të cilat po u kthehen qytetarëve me investime komunale.

Më Shumë

Totaj uron Bashkimin për titullin kampion në Ligën Unike të femrave

Në kuadër të Ligës Unike të Femrave, garë që bashkon ekipet nga Kosova dhe Shqipëria, vajzat e Bashkimit janë shpallur kampione. Ndeshja finale u...

Vdes një 34-vjeçar në Prizren, dyshohet se është goditur nga një veturë

Një rast i rëndë ka ndodhur sonte, më 18.03.2026, në Prizren. Një 34-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Prizrenit rreth orës...

Lajmet e Fundit