10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Serbia s’e ka monopolin e krijimit të tensioneve, kush kërcënon me luftë do ketë punë me gjithë shqiptarët

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha, deklaroi nga foltorja e Kuvendit të Kosovës se “kush kërcënon për luftë, duhet ta dijë se do ketë punë me gjithë shqiptarët” teksa po fliste me pasion kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Serbia sot synon të fitojë favore duke kërcënuar me eskalim të situatës dhe me luftë. Kushdo që flet lirshëm për luftë, duhet të dijë se nuk jemi në vitin 1998. Asokohe Shqipëria ishte e dobët dhe shqiptarët atje ishin të lodhur dhe të varfër. Shqiptarët e Maqedonisë ishin të shtypur e të heshtur”, argumentoi Rexhaj.

Ai dënoni ashpër retorikën e zyrtarëve serbë gjatë “krizës së barrikadave” në pjesën veriore të Kosovës duke thënë se “nëse Beogradi mendon se veç ata dinë të krijojnë tensione – gabohen”.

Sipas tij, arkitektura gjeopolitike që prej viteve të ’90 ka ndryshuar dhe aktualisht shqiptarët në rajon janë më të fortë se asnjëherë më parë përgjatë historisë ndërsa shtoi se “Beogradi duhet ta dijë se ka reciprocitet edhe në tensione”.

“Sot Shqipëria është në NATO ndërsa atje shqiptarët kanë ndjenja të forta krenarie kombëtare. Shqiptarët në Maqedoni janë faktorë real dhe janë shumë mirë të organizuar”, tha Rexhaj.

“Në Serbi janë më shumë se 100 mijë shqiptarë, të cilët përballen me spastrim etnik, represion dhe dhunë sistemëtike – edhe ata mund ta përdorin të njëjtën, edhe pse si popull jemi paqedashës”, shtoi ai.

Ai tha se në një situatë hipotetike, edhe shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc mund të ngrisin barrikada në Serbi sikurse bën serbët në Kosovë muaj më parë./Albanianpost.com

Më Shumë

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Vdes aktorja shqiptare, Shirine Morina

Ka vdekur aktorja e njohur e skenës artistike të Kosovës, Shirine Morina. Vdekjen e saj e bëri të ditur, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci. Ai thotë...

Lajmet e Fundit