FSK dhe njësia e qenve në operacion për gjetjen e Muharrem Berishës

Forcat e Sigurisë së Kosovës, njësiti për Kërkim- Shpëtim kanë filluar gjatë ditës së djeshme operacionin e kërkimit të Muharrem Berisha nga fshati Gurbardh i Malishevës.

Sipas njoftimit të zyrës për media të FSK-së, kjo e fundit është angazhuar në operacion në rajonin e Malishevës.

Vendimi ka ardhur nga ministri i MFSK-së, Rrustem Berisha me urdhër të Gjenerallejtënant, Rrahman Rama.

“Ekipit e FSK-së të Kërkim-Shpëtimit në Male, gjithsejtë 18 pjesëtarë dhe njësia K-9 (njësia manovruese me qenë të stërvitur), janë në bashkëpunim të vazhdueshëm edhe me institucione tjera si dhe vullnetarë të shumtë”, thuhet në njoftim.

Operacioni i kërkimit është në vlugun e tij dhe se FSK do të vazhdoj kërkimet më tutje.

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Lajmet e Fundit