22.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Fundi politik i Eqrem Kryeziut, njërit prej shkatërruesve të LDK-së!

Eqrem KryeziuuEqrem Kryeziu, dikur “ikona” e LDK-së në Prizren, sot pritet që përfundimisht të marrë fund epoka e tij disa vjeçare në krye të kësaj dege. Kryeziu i cili pos që udhëhoqi për vite të tëra këtë degë të LDK-së, ndër degët më të mëdhat të partisë, ishte edhe kryetar i Komunës së Prizrenit deri më 2007.

Në zgjedhjet lokale të atij viti, Eqrem Kryeziu do të pësoj humbjen nga kandidati i PDK-së, Ramadan Muja.

Megjithatë, Kryeziu, do të fuqizohet shumë në LDK, pas vdekjes së ish- presidentit të ndjerë të Kosovës dhe të LDK-së, Ibrahim Rugova. Madje, do të shndërrohet në njeriun kryesor në këtë parti, atë kohë më e madhja në vend.

Kryeziu, i njohur si humoristi i LDK-së dhe ndër “intelektualët” kryesor të kësaj partie, do t’i jep një shtytje të fuqishme ndarjes dhe shkatërrimit të LDK-së.

Këtë e dëshmoi në Kuvendin e Karrigeve të LDK-së, ku e mbështeti Sejdiun që të mos lëshoj pe apo të arrij ndonjë kompromis me Nexhat Dacin, ku në këtë kuvend përfundimisht do të ndahet edhe LDK-ja.

Fatmir Sejdiu, i cili si krah të djathtë kishte Eqrem Kryeziun, arriti që të fitoj përballë Nexhat Dacit, i cili me një pjesë të sturkturës së partisë, do të themeloj partinë e re, Lidhja Demokratike e Dardanisë. Ndonëse në zgjedhjet e 2007 kjo parti arriti që të marrë një elektorat të madh LDK-së, në zgjedhjet tjera, nuk arrin që ta kaloj as pragun, raporton gazeta Blic.

Se sa ka pasur Eqrem Kryeziu ndikim, sidomos në Kuvendin e Karrigeve, e tregojnë edhe pamjet se si Fatmir Sejdiu, do të marrë deri në detaje instruksionet se si duhet të veproj.

Me ardhjen e Sejdiut në krye të LDK-së, Eqrem Kryeziu de fakto dhe de juro do të jetë njeriu kryesor i partisë. Thjeshtë ishte njëshi i partisë.

Asnjë vendim nuk do të merrej më pa dijeninë dhe pa lejen e Eqrem Kryeziut në këtë parti.

Mirëpo, kjo fuqi e tij do të zgjas vetëm deri në paraqitjen në skenë të Isa Mustafës, i cili më 2009, arriti t’i fitoj bindshëm zgjedhjet për kryetar të Prishtinës, dhe atë falë retorikës që po e përdorte kundër SHIK-ut. Kjo gjuhë e tij, pos që nxiti elektoratin e LDK-së, do ta ngjit Isa Mustafën në krye të LDK-së, përballë Fatmir Sejdiut, i cili në njërën anë konsiderohej si shkelës i Kushtetutës nga Gjykata Kushtetuese, derisa në anën tjetër, elektorati i LDK-së e shikonte si një patericë të PDK-së dhe Hashim Thaçit, raporton gazeta Blic.

Në kuvendin zgjedhor të Partisë Isa Mustafa do ta mund Fatmir Sjediun, dhe kësisoj edhe Eqrem Kryeziu me njëfar forme do të marrë fund. Fillimisht Isa Mustafa nuk do ta marrë as në Kryesi të partisë, duke e lënë jashtë saj, për ta rikthyer vetëm pas një kohe, në mënyrë që të mos krijoj përçarje të re në parti.

Degjenerimin total Eqrem Kryeziu do ta pësoj në zgjedhjet e 3 nëntorit të vitit të kaluar, kur do të humbas sërish përballë Ramadan Mujës, në garën për të parin e Prizrenit. E nuk do të shkoj shumë gjatë, dhe goditjen përfundimtare, Eqrem Kryeziu do ta marrë më 8 qershor, kur nuk arrin që t’i marrë as votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet, raporton gazeta Blic.

Duke i parë këto dy humbje të turpshme, Eqrem Kryeziu do të jap dorëheqje nga të gjitha funksionet e partisë.

Mirëpo, realisht ai edhe gjatë kësaj kohe nuk u ndal. Në teren punoi vazhdimishy që në krye të degës së LDK-së të vij, njeriu besnik i tij, Hanefi Muharremi.

Gazeta Blic ka raportuar se si në disa nëndegë të LDK-së, Eqrem Kryeziu edhe personalisht ka dalë në teren për ta mbështetur Hanefi Muharremin.

Sot, pritet që përfundimisht të marrë fund epoka e Eqrem Kryeziut, njërit prej shkatërrimtarëve të LDK-së. Në kuvendin zgjedhor të kësaj dege, duket se as kandidati i preferuar i Eqrem Kryeziut, Hanefi Muharremi nuk do të mund t;ia dalë përballë kandidatit më serioz, Haxhi Avdylit, i cili pos përkrahjes së gjerë nga anëtarësia, ka gjetur mbështetjen edhe të deputetëve të kësaj partie./Gazeta Blic/

Më Shumë

Zvicra fiton Eurovisionin

Zvicra me këngëtarin “Nemo” duke bërë që të triumfojë në këtë edicion të Eurovizionit. Ndërsa vendi që mori zero pikë nga publiku ishte Mbretëria...

Ndahen afro 700 mijë euro për ndërtimin e rrugës që shpie tek “Ujëvara e Mirushës”

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka pritur në takim kryetarin e Malishevës, Ekrem Kastrati. Durmishi dhe Kastrati, nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit me Komunën e Malishevës...

Lajmet e Fundit