26.6 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025

Fundosen shpresat e PDK-së, prishet edhe VLAN-i

Agron BajramiAnalizë e lajmit nga Agron Bajrami: Çka ka prapa deklarimeve publike të ambasadores Tracey ann Jacobson

Pas fjalëve të Jacobsonit, opsionet janë limituar skajshmërisht për liderët e partive parlamentare të barrikaduar prapa pozicioneve të veta qe gjashtë muaj. Zgjidhja që shihet përtej fjalëve nuk parasheh zgjedhje të reja, por e sheh PDK-në me kryeparlamentar dhe në opozitë, LAN-i me serbët në Qeveri, dhe “Vetëvendosjen” e lënë jashtë lojës. Derisa koha skadon, partitë mbeten pa ide alternative, shkruan Bajrami, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Derisa një pjesë e opinionit kosovar prej të enjtes është marrë shumë me fjalorin e përdorur nga ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey ann Jacobson, për të shprehur frustrimin e saj me situatën politike në vend, qenësore në paraqitjen e përfaqësueses diplomatike amerikane nuk ishin fjalët e përzgjedhura për të theksuar seriozitetin e situatës, por mesazhet direkte rreth asaj se cila është rrugëdalja nga situata e krijuar!

Një analizë e deklarimit të së enjtes nga ambasadorja Jacobson, por edhe informata të mëparshme nga burime të ndryshme amerikane dhe evropiane në Kosovë dhe jashtë saj, japin një kornizë të qartësuar për atë se çka mund të ndodhë e çka jo në përfundim të krizës politike kosovare:

1. Nuk mund të ketë zgjedhje të reja.

2. PDK-së i takon kryetari i Kuvendit, Qeverinë e formon shumica parlamentare.

3. Qeveria duhet t’i përfshijë serbët.

4. Bashkësia ndërkombëtare kërkon përmbylljen e procesit të krijimit të Gjykatës Speciale dhe vazhdim të dialogut.

Më Shumë

Vodhi rreth 5 mijë euro, arrestohet brenda natës i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës, konkretisht policët e Stacionit Policor të Prizrenit kanë ndërmarrë veprime të shpejta dhe profesionale pas një rasti të raportuar të vjedhjes...

Historike: Kosova debuton në Kampionatin Evropian për të verbër

Kombëtarja e Kosovës në futboll për të verbër, e cila për herë të parë do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni i Dytë,...

Lajmet e Fundit