6.2 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Fury konfirmon tërheqjen: Ky do të jetë fundi i karrierës time

Kampioni i botës në peshën e rëndë, boksieri britanik Tyson Fury, ka insistuar në deklaratën e tij se pas sfidës që do të zhvillojë këtë të shtunë ndaj Dillian Whyte, do të tërhiqet nga sporti.

Ai shprehet se pas kaq shumë vitesh në ring është koha të ndalet, si i pamposhtur dhe kampion bote. 33-vjeçari britanik e konfirmoi edhe më herët këtë tërheqje, por njerëzit nuk e besuan. Ndaj ai iu rikthye kësaj teme në prag të sfidës që do të zhvillojë para fansave të tij, në stadiumin “Wembley” të Londrës, ku do ta mbrojë titullin e kategorisë WBC.

“Këtë javë do ta shijoj në maksimum. Ky do të jetë fundi për mua. Do të marr një fitore të mirë të shtunën dhe më pas relaks. Do të ulem në karrige dhe do ta shijoj jetën time”, ka thënë Tyson Fury, 31 fitore e 1 barazim në karrierë. “Ka qenë një udhëtim i gjatë, me ulje e ngritje në karrierën time. Kam gati 20 vjet karrierë, jam gati 34 vjeç dhe mendoj se kjo është e mjaftueshme për këdo. Ka shumë gjëra që do të bëj me fëmijët e mi, më pas do ta shijoj jetën”, është shprehur Fury.

Më Shumë

I dyshuari për mbi 500 kg drogë dorëzohet në polici, kërkohet paraburgim

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se i dyshuari F.N., 46-vjeçar nga fshati Maqitevë i Suharekës, i cili ishte në kërkim, është dorëzuar në...

101 vjet nga vrasja e Bajram Currit, figura që la gjurmë në historinë kombëtare

Sot shënohen 101 vjet nga vrasja e Bajram Curri, një ndër figurat më të shquara të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Ai u vra më 29 mars...

Lajmet e Fundit