“Fusha antimagnetike në makrobotë”, e autorit Naim Krasniqi botohet edhe në gjuhën angleze

Naim Krasniqi, shkencëtar i fushës së fizikës dhe më gjerë, pas botimit në gjuhën shqipe, ka botuar edhe në gjuhën angleze librin “Fusha antimagnetike në makrobotë”, i cili tashme ka dalë nga shtypi në Prishtinë, por do të shpërndahet në shtetet e Evropës dhe botës.

“Fusha antimagnetike në makrobotë” në gjuhën shqipe u botua vitin e kaluar, dhe në këtë libër autori paraqet zbulimin e tij madhor të fushës së re – fushës antimagnetike, duke e shpjeguar se si formohet dhe ç’rol luan ajo. Fusha antimagnetike si e vetmja forcë shtytëse në makrobotë është ajo që e bën universin të jetë kështu sikurse është, e pa këtë forcë shtytëse – forcat tërheqëse do ta mbanin universin të tkurrur si një top i vetëm kaotik.

 

Naim Krasniqi gjatë vitit 2023 botoi edhe librin “Mikrobota, më ndryshe”, ku parashtron një strukturë të re të atomit shumë më të përbërë se sa besohej e që e ndryshon njohjen e mikrobotës.

Në këto dy vepra autori i saj ka parashtruar disa nga arritjet e tij në punën mëse tri dekadëshe, me theks të posaçëm punën e dekadës së fundit kur në vitin 2013 ka zbuluar fushën antimagnetike.

Gjatë vitit të kaluar në shumë medie vendore, redaktori dhe recensenti i këtij libri, dr. Hajdin Abazi, ka dhënë shpjegime të hollësishme të dokumentuara përmes eksperimenteve sa i përket teorisë që paraqet fizikanti shqiptar Naim Krasniqi.

“Fusha antimagnetike në makrobotë” në gjuhën shqipe gjendet në librarit më kryesore në Prishtinë, ndërkaq për versionin në gjuhën angleze mund të kontaktoni edhe në e-mailin [email protected].

 

Naim Krasniqi është eksperimentues dhe teoricien i fizikës. Ka të patentuar projekte të veta novatore. Jeton në Francë. Krasniqi ka vite që parashtron një teori ndryshe për fizikën, për universin.


Më Shumë

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit