Futbollisti ukrainas merr mbështetje të madhe nga tifozët, fillon të qaj pasi futet në lojë

Futbollisti ukrainas i Benfica-s, Roman Yaremchuk, pati një moment tejet emocionues në ndeshjen që ekipi i tij u përballë me Vitoria Guimaraes të dielën mbrëma.

Yaremchuk u fut në lojë në minutën e 67-të të ndeshjes, derisa ai mori një mbështetje të madhe nga ana e tifozëve të pranishëm, pasi që vendi i tij është duke u përballur me luftë nga Rusia.

Nga mbështetja dhe përkrahja e madhe e publikut vendas, Yaremchuk nuk përmbahet dot dhe fillon të qajë dhe të duartroket kah të pranishmit në stadiumin “Estadio da Luz” të Lisbonës.

Ndryshe sa i përket takimit, ai i takoi javës së 24-të të Kampionatit Portugez, i cili përfundoi me rezultat 3:0 në të mirë të Benfica-s.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Lajmet e Fundit