Aktakuzë ndaj prizrenasit që shkrepi me armë në aheng familjar

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.Ç., nën dyshimin se ka kryer veprat penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurit, më 14 tetor të 2021-tës, në fshatin Kojushë të Prizrenit, i ishte gjetur një pistoletë e tipit ‘Zastava’ dhe një karikator pa municion.

“Po ashtu, i pandehuri me datë kohë dhe vend të njëjtë e përdorë armën në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, në atë mënyrë që në një aheng familjar, me pistoletën e tipit “Zastava”- M 57 shkrep në ajër 5-6 herë”, thuhet në njoftim.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”.

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Lajmet e Fundit