Gafa e pafalshme, atletes i heqin rekordin

Mund të thyesh rekordin, por nuk nuk akordohet. Dhe kjo jo për faj të atletes. Episodi i ndodhi Maria Vicentes në kërcim së gjati. Atletja spanjolle, sipas pamjeve televizive, mendohet të ketë kërcyer mbi 6 metër e 55 centimetra, që do të ishte rekord kombëtar dhe natyrisht medalje ari.

Vicente u përplas shumë në rregull, pak milimetra larg vijës së faullit dhe fluturoi si asnjëherë tjetër në karrierën e saj. Po pse nuk u regjistrua rekordi? Sepse personat që merrjen me matjen e kërcimit fshinë gjurmën e rënies në rërë pasi menduan se atletja bëri faull. Natyrisht, një gabim njerëzor, por që Vicentes i kushtoi ndoshta karrierën.

E rënë moralisht, atletja spanjolle bëri edhe dy kërcime në vetëm disa minuta, por nuk arriti të shkonte më shumë se 6 metër e 24 centimetra. Dëshpërimi ishte edhe më i madh, kur rivalja kërceu 6.51 metër dhe mori vendin e parë.

Më Shumë

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Lajmet e Fundit