17.9 C
Prizren
E martë, 6 Maj, 2025

GAP: Si pasojë e pandemisë rëndohet pozita e grave në tregun e punës

Instituti GAP ka publikuar raportin statistikor “Punësimi dhe përfaqësimi i grave në Kosovë” për vitin 2020.

Në njoftimin e dërguar nga Instituti GAP thuhet se pandemia COVID-19 dhe ndërrimi i dy qeverive brenda vitit 2020, kanë ndikuar edhe në aspektin e punësimit dhe përfaqësimit të grave në Kosovë.

“Si pasojë e pandemisë pozita e grave në tregun e punës është rënduar edhe më shumë meqë janë ulur mundësitë për punësim. Në vitin 2020, shkalla e punësimit tek gratë ishte vetëm 14.4%, ndërsa tek burrat 46.2%”.

“Përkundër se numri i vajzave që ishin duke studiuar apo që i kanë përfunduar studimet ishte ndjeshëm më i lartë se i djemve, të dhënat tregojnë se pjesëmarrja e tyre në tregun e punës mbetët ende e ulët, ku vetëm 21.5% e grave në moshë pune janë aktive në tregun e punës. Për më tepër, mbi 8,737 punëkërkuese gra i kishin të përfunduara studimet bachelor, që është numër më i lartë se sa numri i burrave punëkërkues me të njëjtin profil (5,034)”.

Sipas GAP-it thuhet se tek pozitat kyçe në qeveri, gjatë vitit 2020, Qeveria Kurti kishte emëruar gra në 21% të pozitave ndërsa Qeveria Hoti 14%.

“Në pozitat drejtuese, shërbimin civil dhe stafin akademik, gratë kanë mbajtur rreth një të tretën e pozitave edhe në vitin 2020. Ndërsa në administratën komunale të disa komunave, sidomos atyre të volga, vetëm çdo i pesti vend i punës mbahet nga gratë”.

“Ndërkaq shkalla e papunësisë tek gratë, që përfshin vetëm personat të cilët kërkojnë punë, ishte 33.1% ndërsa tek burrat 21.5%. E në anën tjetër, edhe këtë vit, interesimi i grave për të gjetur një vend pune është gati i të njëjtit nivel me atë të burrave. Numri i grave punëkërkuese të regjistruara në Agjencinë e Punësimit në vitin 2020 ishte 90,677, kurse numri i burrave punëkërkues të regjistruar në këtë agjenci ishte 109,900”.

“Tek skema e ndihmës sociale, si e vetmja skemë që targeton varfërinë, dallimet gjinore janë theksuar dhe progresi ka qenë i vogël krahasuar me vitin paraprak. Në Kategorinë 2, vetëm 9.42% të përfituesve janë gra, ndërsa në dy kategoritë e skemës së bashku, shkalla e përfituesve gra është 34.14%”, thuhet në njoftim.

Raportin statistikor mund ta gjeni bashkangjitur në këtë email duke klikuar këtu

Më Shumë

Tri shtëpi tradicionale në Prizren drejt restaurimit – dëshmitë e së kaluarës do të ruhen

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka njoftuar në profilin e tij në Facebook se tri shtëpi tradicionale në Prizren janë futur...

Vrasja e 15-vjeçares në Prizren, Drejtoresha e Arsimit kërkon ndëshkim të ashpër për dorasin

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj ka reaguar lidhur me rastin e vrasjes së 15-vjeçares nga prindi i saj, duke kërkuar...

Lajmet e Fundit