Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, është në epërsi të qartë në garën për kryetar të Komunës së Prizrenit, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Deri në orën 21:54, janë numëruar 153 nga 236 vendvotime, që përbën 64,83% të totalit.
Nga gjithsej 188,882 votues të regjistruar, pjesëmarrja në votime ka qenë 20,35%, përkatësisht 38,435 qytetarë.
Rezultatet e deritanishme janë si vijon:
Shaqir Totaj (PDK) – 42,34% (16,272 vota)
Artan Abrashi (LVV) – 28,74% (11,047 vota)
Driton Selmanaj (LDK) – 11,23% (4,317 vota)
Burri synon rekord botëror me dekorimet për Halloween
Interesante
Burri synon rekord botëror me dekorimet për Halloween
Zafir Berisha (BDP) – 5,20% (2,000 vota)
Furkan Bütüçü (KDTP) – 3,82% (1,470 vota)
Emilija Redžepi (NDS) – 3,67% (1,409 vota)
Epërsia aktuale e Totajt e pozicionon atë si favorit për raundin e dytë ose edhe për fitore në raundin e parë, në varësi të zhvillimeve në pjesën e mbetur të numërimit.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren