31.2 C
Prizren
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Gashi: Kryeparlamentari t’i jepet PDK’së – Mustafa Kryeministër, Kurti e Haradinaj Zëvendëskryeministra

ArbenGashi-LDKMarrëveshja LDK-AAK-NISMA duhet të ridizajnohet për shkak të rrethanave të reja politike. Në këtë rrethanë, Kryeparlamentari duhet të jetë i pranueshëm për të gjithë – Kryeministër Isa Mustafa e Zëvenëskryeministra Albin Kurti e Ramush Haradinaj. Ky është vetëm mendim i imi, i cili përkrahet nga të gjithë anëtarët e LDK’së dhe udhëheqja e saj. Flora Brovina s’ka të drejtë të ndalojë debatin në Kuvendin e Kosovës. Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, Arben Gashi, flet në një intervistë për Express.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, Arben Gashi, thotë se ekzistojnë ende mundësi për të gjetur zgjidhje për tejkalimin e bllokadës politike.

Ai ka një propozim personal se si të dilet nga kjo situatë: të ridizajnohet marrëveshje mes LDK’së, AAK’së dhe NISMES’s që Isa Mustafa të bëhet Kryeministër dhe Ramush Haradinaj e Alin Kurti Zëvendëskryeministra.

“Shumica në LDK mendojnë që Kryeministri duhet të vijë nga radhët e LDK’së, Zëvendëskryeministri të jetë nga AAK’ja dhe një Zëvendëskryeministër të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka propozuar Gashi.

Isa Mustafa kishte arritur marrëveshje me AAK’në dhe NISMEN për ta bërë Kryeministër Ramush Haradinajt, ndërsa veten Kryeparlamentar dhe kështu kishte ndodhur, por Gjykata Kishte shpallur jokushtetues zgjedhjen e tij. Pas kësaj, LDK-AAK-NISMA kishin bërë edhe një marrëveshje me Vetëvendosjen.

Krejt këto procese, Arben Gashi, thotë se janë të mjaftueshme për të arritur një marrëveshje të re për ndarjen e pushtetit.

“Situatat ndryshojnë dhe me ndryshimin e situatave ndryshojnë edhe prioritetet. Personalisht, mendojë se duhet të ketë një zgjidhje kreative… Duhet të gjendet një Kryetar i Kuvendit, i cili mund të jetë i pranueshëm për të gjitha partitë, të cilin mund ta nominojë PDK. Pastaj, ridizajnimi i koalicionit dhe kjo nënkupton ridizajnim të brendshëm të koalicionit aktual pas PDK’në në qeverisje.

“Nëse z. Haradinaj, z. Limaj dhe z. Kurti e kanë seriozisht e duhet të hiqet ky koncept dhe kjo keqqeverisje në Kosovë, atëherë mendoj se nuk duhet t’i shohin pozicionet e veta”, ka shtuar ai.

Ai beson se edhe lideri i AAK’së do të pajtohej pasi prej kohës kur është nënshkruar marrëveshja kanë ndryshuar rrethanat politike.

Në këtë situatë, ai thotë se pastaj pas dy vitesh Haradinaj mund të bëhet edhe President i Kosovës.

Për idenë e tij, Gashi thotë se të gjithë anëtarët e Partisë së themeluar nga Rugova mendojnë se LDK’ja duhet të jetë udhëheqëse e Qeverisë.

Sidoqoftë, Gashi thotë se nëse bllokada vazhdon, atëherë ka rrezik të ketë edhe trazira dhe konflikte si ato të vendeve postkonfliktueze si Irani, Iraku e Egjipti.

Ky deputet i LDK’së thotë se është absurde të caktohet seanca e Kuvendit dhe kryesuesja Flora Brovina të paralajmërojë se nuk do të lejojë të debatohet në Parlament.

Për dallim prej AAK’së, Arben Gashi, thotë se edhe opsioni i zgjedhjeve është i hapur dhe duhet konsideruar nëse shkon në pafundësi bllokada politike.

Mirëpo, ai thotë se në LDK nuk do të ketë zgjedhje të reja, pikërisht, për shkak të rrezikut të zgjedhjeve nacionale.

Gashi e lë të hapur mundësinë t’i hyjë garës elektorale për të marrë udhëheqjen e LDK’së dhe thotë se kushdo që udhëheq me Partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova duhet të mendojë për freskuar partinë me rini.

Më Shumë

Arkitekt Jusuf Xhibo angazhohet në restaurimin e Hamamit të Prizrenit

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka bërë të ditur se po vijon faza e dytë e restaurimit të Hamamit të Gazi Mehmet...

Zhbllokohet Kuvendi, Dimal Basha i VV’së zgjidhet kryeparlamentar

Dimal Basha është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës. Për ishin 73 deputetë, 30 kundër dhe 3 abstenime. Marketing https://prizrenpress.com/421746-2h/ https://prizrenpress.com/418464-2ht/ https://prizrenpress.com/418308-2jy/ https://prizrenpress.com/hotel-albes-residence-qetesi-komoditet-dhe-evente-te-paharrueshme-ne-zemer-te-korishes-se-prizrenit/ https://prizrenpress.com/industria-e-mishit-medina-ne-prizren-tradite-cilesi-dhe-shije-autentike-te-produkteve-te-mishit-qe-nga-viti-1991/ https://prizrenpress.com/7890875432-2/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/toni-residence-mos-e-humb-rastin-per-te-blere-banesen-tende-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Lajmet e Fundit