-1.2 C
Prizren
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Gashi: Në Prevallë rrënuam objekte edhe të politikanëve

DardanGashi-MMPHMinistri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Dardan Gashi ka njoftuar se disa nga objektet e rrënuar në aksionin e premtes në Prevallë janë pronë e disa nga zyrtarëve në politikën kosovare.

Ai nuk ka dashur të flas me emra se ndërtimet e kujt janë rrënuar.

Gashi ka thënë se i vetmi prej skenës politike që e ka objektin në emër të vetë në Prevallë është, kandidati i LDK-së për komunë të Prizrenit, Eqrem Kryeziu.

Ai ka thënë se Kryeziu ka tejkaluar lejen e ndërtimit që ia kishte dhënë vetit në kohën sa ishte kryetar i Komunës.

“Asnjë nga figura politike nuk i kanë në emër të vetë ndërtimet në Prevallë, përveç Eqrem Kryeziut, as Ardian Gjini nuk e ka në emër të vetë lejen e ndërtimit dhe këtu po i kemi problemet më të mëdha”, ka thënë Gashi në emisionin Interaktiv të KTV-së, citon Orainfo.

Ai ka thënë se edhe Kryeziut edhe Gjinit do t’u rrënohen objektet në të ardhmen nëse nuk do të rrënojnë atë që kanë ndërtuar pa leje.

Gashi ka paralajmëruar se do të rrënohen të gjitha objektet pa leje në Prevallë, pavarësitë rezistencës që mund të kenë nga pronarët e këtyre objekteve.

Ai ka bërë të ditur që gjatë aksionit të sotëm tek Kampi Veror në Prevallë janë larguar nga përdorimi rreth 90 për qind të objekteve.

Gashi ka thënë se komuna e Prizrenit ka dështuar të parandalojë ndërtimit në këtë zonë.

Më Shumë

Borrell thirrje Kosovës dhe Serbisë të rrisin vullnetin për marrëveshje

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia, do jenë temë diskutimi në takimin e ministrave të...

Arrestohet për vjedhje të rëndë një person në Rahovec

Është arrestuar për vjedhje të rëndë një person në Rahovec, shkruan Gazeta Express. Sipas policisë, ai kishte vjedhur disa gjëra me vlerë të konsiderueshme në...

Lajmet e Fundit