16.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Gashi në SHBA, përmes programeve të YMCA-së po synojmë që të ndikojmë pozitivisht në jetën e shumë të rinjve në Kosovë

 

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Chicago të SHBA-së. Kjo vizitë po zhvillohet në kuadër të angazhimeve të ministrit Gashi për fuqizimin e rolit të rinisë në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast ministri Gashi tha se “Përveç përpjekjeve të MKRS për avancimin e kornizës ligjore për rinin e vendit tonë po bëhen hapa konkret edhe në krijimin e kushteve të përshtatshme edhe për krijimin e ambienteve ku të rinjtë e Kosovës të mund që ti zhvillojnë shkatësitë e tyre. Kjo gjë po bëhet e mundur fal ndërtimit të Kampit rinorë në Pjetërshtan të Gjakovës, për të cilin projekt MKRS ka ndarë buxhet të mjaftueshëm për ngritjen e këtij kampi” tha ministri .

Ministri Gashi ka falënderuar drejtorin e përgjithshëm të YMCA-së në SHBA z. Paul McEntire, për mbështetjen e madhe që po e japin këtij projekti, duke theksuar se duke e mbështetur zhvillimin e programeve që ofron YMCA-ja, në Kosovë po ndikojmë pozitivisht në jetën e shumë të rinjve në Kosovë.

“Ne si Qeveri e vendit e kemi prioritet rininë, marr për bazë faktin që përqindja më e madhe e popullatës në Kosovë është nën moshën 30 vjeçare ka theksuar ministri Gashi.

Tutje ministri tha se “ne po zhvillojmë programe inovatore që konsiderojmë se mund të nxisin zhvillimin e ideve kreative përmes fondit rinor”.

“Zhvillimi i YMCA-së në Kosovë është shembulli më i mirë i përkushtimit për mbështetjen e të rinjve në vendin tuaj, andaj mbështetja YMCA Amerika do të jetë e vazhdueshme në këtë rrugëtim të përbashkët” ka theksuar drejtori i YMCA-aë ka theksuar Paul McEntire.

Më Shumë

Veshja Tradicionale e Hasit 1980 & 2024

Antropologia amerikane, Janet Reineck, e cila merret me kulturën dhe trashëgiminë shqiptare, ka publikuar fotografi të veshjeve tradicionale të rajonit të Hasit. Përmes fotove...

“Paratë tona, idetë tona, Prizreni ynë”, Totaj thotë se rritën buxhetin e investimeve për projektet e qytetarëve

Komuna e Prizrenit për të dytin vit me radhë ka nisur një praktikë të re të përzgjedhjes së projekteve nga qytetarët. Kryetari i Komunës së...

Lajmet e Fundit