20.7 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Askush nuk ka përgjigje për shkakun e ngordhjes masive të peshqve në Mirushë

Vetëm dhjetë muaj pasi kishte ndodhur një ngordhje masive e peshqve në lumin Mirusha, e njëjta situatë është përsëritur, por në pjesën e poshtme të rrjedhës së lumit, përkatësisht në kanionin dhe ujëvarat e Mirushës.

Sasia e peshqve të ngordhur, sipas banorëve, është e madhe, përderisa thonë se nuk dinë shkakun e saj, raporton KTV.

Abdullah Paqarizi nga Shoqata e peshkatarëve “Sykuqi”, thotë se kjo gjendje ka alarmuar banorët e kësaj ane.

Peshkatarët fajësojnë institucionet për moskujdes ndaj natyrës, duke lejuar degradimin e saj.

Në vendngjarje kane dalë edhe inspektorët komunalë të Malishevës dhe ata të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Inspektorët komunalë kanë marrë mostrat e ujit dhe të peshqve, për t’i kryer analizat e nevojshme, në mënyrë që t’i zbulojnë shkaqet e ngordhjes së peshqve.

Në Ministrinë e Mjedisit pohojnë se gjendja është shqetësuese.

Analiza të njëjta ishin bërë edhe vitin e kaluar, kur po ashtu kishte ngordhje të këtyre gjallesave ujore në lumin Mirusha. Në ato analiza u konstatua se uji ishte i pastër por gjendja në terren ishte krejtësisht ndryshe.

Më Shumë

Zhduket një e mitur në Prizren

Nëna në Prizren ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u...

Hajdari pret Grupin e Grave Asambliste – diskutohet për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Osman Hajdari, ka pritur në takim Grupin e Grave Asambleiste, me të cilat...

Lajmet e Fundit