Gashi zotohet që në vitin 2019 do të bëhet Ligji i veçantë për artistët dhe Ligji i ri për teatrot e qyteteve

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi në rrjetin social Facebook ka treguar se bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar takimin me përfaqësuesit e komunitetit artistik pas vendimit për ngritjen e pagave për 50 përqind për krijuesit, përformuesit dhe punëtorët profesional të trashëgimisë kulturore. Ai ka shkruar se gjatë vitit 2019, do të nxjerrin edhe Ligjin e veçantë për artistët dhe ligjin e ri për teatrot e qyteteve, me qëllim të zgjidhjes së statusit të përhershëm të artistëve kosovarë.

Postimi i plotë i Gashit:

“Pasi kemi ngritur për 50 përqind pagat për krijuesit, përformuesit dhe punëtorët profesional të trashëgimisë kulturore, sot, bashkë me kryetarin Kadri Veseli, në takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e komunitetit artistik, u zotuam se gjatë vitit 2019, do ta nxjerrim edhe Ligjin e veçantë për artistët dhe ligjin e ri për teatrot e qyteteve, me qëllim të zgjidhjes së statusit të përhershëm të artistëve tanë”, ka shkruar Gashi.

Më Shumë

Drilon Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për sezonin e ri

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Drilon Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vlerësuar lart kontributin e tij,...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit