14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Gastronomët kritikojnë Qeverinë, pas masave të reja ndaj Covid-19

Sot janë marrë masat e reja kundër COVID-19 edhe për sektorin e Gastronomisë, ndërsa tani Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kritikuar institucionet publike, Kuvendin, Qeverinë e në veçanti Ministrinë e Financave.

Përmes një postimi në Facebook, SHGK kërkon dhe inkurajon që të respektohet çdo vendim që ka për qëllim luftimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid19.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19, janë propozuar masat e reja që priten të miratohen nga ana e Qeverisë ditën e hënë. Këto masa kanë të bëjnë me ndryshimin e orarit të punës së gastronomisë dhe qendrave tregtare nga ora 21:00 – 05:00 (përveç shërbimeve “merr me vete”).

SHGK kërkon dhe inkurajon që të respektohet çdo vendim që ka për qëllim luftimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit, mirëpo kritikon dhe thekson duke i’u drejtuar institucioneve publike në përgjithësi, sidomos ngadalësisë së Kuvendit për të sjellë ligje, Qeverisë për të marrë vendime, dhe Ministrisë së Financave në veçanti, për të dhënë propozime dhe vendime adekuate dhe efikase në kohë sa më të shkurtër, pasiqë ende nuk kemi një formulë ekonomike dhe politike se si duhet të dalim nga kjo gjendje duke pasur parasysh pasojat e rënda të këtyre masave.

Sektori i gastronomisë, edhe pa këto paralajmërimet e fundit është shumë i goditur dhe është duke vuajtur konsekuencat e masave të aplikuara gjerë më tani. Mirëpo, nëse vazhdojmë me këtë ritëm të bërjes së politikës dhe ndërhyrjes së shtetit në ekonomi, padiskutim që gastronomia do të ketë përmbysje dhe vështirë që do të rikuperohet për tu bërë siç ishte para pandemisë.

Andaj, ju bëjmë thirrje institucioneve publike që të vazhdojnë të menaxhojnë pandeminë, të cilën shoqata jonë do ta mbështesë me të gjithë kapacitetin që posedon. Në anën tjetër urgjentisht, propozon që institucionet relevante të vazhdojnë me subvencionimin e linjës së pagave të punëtorëve, të fillojnë me subvencionimin e qirasë, ndarjen e granteve që stimulojnë afarizmin në gastronomi, dhe krijimin sa më të shpejtë të një pakoje që ka për qëllim mbështetjen e sektorit në pajtim me kërkesat tona.

Për më tepër, SHGK ka caktuar mbledhje të jashtëzakonshme të hënën në ora 14:00 pranë hapësirave të OEK – së , për të shteruar propozimet e anëtarëve të Kuvendit, dhe vendosur lidhur me hapat e ardhshëm që do të ndërmirren nga ne.

I’u lutemi të gjithë gastronomëve, qytetarëve, dhe institucioneve që të bashkëpunojnë më shumë në luftimin dhe parandalimin e virusit, dhe të balancojnë harmoninë e marrjes së vendimeve që luftojnë pandeminë në njërën anë, dhe përkrahin ekonominë në anën tjetër!

Me respekt,
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës

Më Shumë

25 vjet nga ndërhyrja historike për paqen në Kosovë

Sot mbushen 25 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve serbe. Aeroplanë të NATO-s bombarduan në territorin e Serbisë, Kosovës dhe Malit...

Osmani merr pjesë në tubimin përkujtimor në 25 vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në tubimin përkujtimor në 25 vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe, me fillim të...

Lajmet e Fundit