23.8 C
Prizren
E hënë, 16 Maj, 2022

Gati rregullorja e re e Kuvendit, do t’iu zbritet paga bazë deputetëve që mungojnë në seanca

Në këtë rregullore janë paraparë sanksionet financiare të deputetëve për mungesë në seanca. Pas përfundimit të draftit për rregulloren e re të punës së Kuvendit të Kosovës, pritet që i njëjti të shqyrtohet dhe miratohet në lexim të parë brenda këtij muaji.

Deri në këtë fazë të gjitha partitë politike janë shprehur pro miratimit.

Rregullorja e re e punës së Kuvendit do t’i përfshijë edhe sanksionet financiare për deputetët që nuk marrin pjesë në seanca plenare dhe nuk e lajmërojnë paraprakisht kryetarin e Kuvendit.

Nga KDI thonë se zgjedhjet lokale ndikuan në punën e Kuvendit të Kosovës, me ç’rast edhe u vonua procedimi i rregullores së re të Kuvendit.

‘Fillimisht ishte menduar që rregullorja të procedohet në sesionin pranverorë të vitit të kaluar, më pas u shty për atë vjeshtorë, por zgjedhjet lokale penguan dinamikën…Duket se këtë herë ka gatishmëri që të arrihen së paku 80 vota dhe rregullorja e re të kalojë në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi Agnesa Haxhiu nga KDI.

Anëtari i LVV-së në grupin punues, Adnan Rrustemi pret që kjo rregullore gjatë këtij muaji të jetë në Kuvend për procedim dhe miratim.

“Rregullorja e re e Kuvendit, iu shërben të gjithëve. Gjithsesi pres që në janar rregullorja të jetë në shqyrtim dhe lexim të parë, pastaj në përputhje me procedurat që ka rregullorja e vjetër, të presim amandamentimet që sjellin deputetët”, deklaroi Rrustemi për RTV 21.

Anëtarët e PDK e LDK në grupet punuese nuk janë deklaruar nëse do të votojnë pro rregullores së re, derisa nga AAK kanë thënë se do ta votojnë këtë rregullore.

“Edhe kjo legjislaturë sikurse edhe ato paraprake janë vonuar në miratimin e rregullores. Në fakt rregullorja nuk është miratuar pasi LVV ishte kundër gjatë gjithë këtyre viteve. Ne jemi për dhe kemi marrë pjesë në hartimin e rregullores”, deklaroi Besnik Tahiri.

Rrustemi thotë se me rregullore parashihet edhe ndëshkimi i deputetëve nëse ata mungojnë në seanca pa lajmëruar paraprakisht Kryetarin e Kuvendit.

“Rregullorja e re adreson edhe çështjen e mospjesëmarrjes së deputetëve në seanca parlamentare. Natyrisht se është paraparë se ashtu siç marrin mëditje deputetët duke marrë pjesë në seanca, do të ndëshkohen financiarisht nga paga bazë deputetët që nuk marrin pjesë në seanca pa njoftuar paraprakisht Kryetarin e Kuvendit”, deklaroi Rrustemi.

Për këtë rregullore nevojitet vota e 2/3 së deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Më Shumë

Mot i nxehtë gjatë kësaj jave në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se kjo javë do të karakterizohet me mot relativisht të ngrohtë dhe me pak vranësira të...

Rusia humbi 73 tanke në rajonin e Donbasit

Ushtria ukrainase pretendon se ka shkatërruar të paktën 73 tanke ruse dhe pajisje të tjera gjatë një beteje mbi një lumë në rajonin e...

Selimi: E kam lexuar aktakuzën, jam i pafajshëm

Ish-drejtuesi i UÇK-së dhe ish-shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi, ka thënë se e ka lexuar tërësisht...

Fero i bie pishman për tatuazhet: Pasi lexova hadithet vendosa të mos bëj më

Në kuadër të shumë reperëve që kanë qenë të ftuar në emisionin “Barber Shok”, i radhës ka qenë reperit Feronit Shabani, i njohu si...

Mungesë rekorde e punëtorëve në Gjermani, cilat janë profesionet më të kërkuara?

Në Gjermani, situata me mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar në tremujorin e parë të këtij viti është përkeqësuar më tej, sipas Institutit të...

Tri orë me Thaçin, tri me Veselin – Totaj tregon se çka i thanë ata për fitoren në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli u ndjenë shumë mirë kur u vizituan nga ai në...

Abrashi i VV-së: Vendimi për pagën minimale është i mirë, mund të ndryshohet në të ardhmen

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, gjatë seancës që po mbahet për rritjen e pagës minimale në Kuvendini  Kosovës, ka thënë se vendimi momental për...

Djali i Ukshin Hotit: Serbia nuk ka gatishmëri për zbardhjen e fatit të tij

Janë bërë 23 vjet nga zhdukja e intelektualit Ukshin Hoti. E as pas më shumë se dy dekadash nuk dihet asgjë për fatin e tij. Djali...

Sejrani: Shtyrjet e seancave në Gjykatën Themelore të Prizrenit janë kryesisht nga mungesa e të pandehurve

Në mbledhjen e 287-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, u.d. kryetarit të deritanishëm të Gjykatës Themelore në Prizren, Artan Sejrani ka raportuar për tremujorin...

Personi me probleme psikike ia vë flakën një veture në Malishevë

Një person në Malishevë u arrestua nga policia pasi dyshohet se ia kishte vënë flakën një veture e cila ka qenë e vendosur në...

14 muaj burgim për ish-inspektorin e ndërtimit në Prizren i akuzuar për korrupsion

Nexhmedin Musliu, ish-inspektor i ndërtimit në Prizren, është dënuar me 14 muaj burgim unik për dy vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Sipas aktgjykimit...

Sonte nata e parë gjysmëfinale e Eurovision, Ronela Hajati performon e para

Sonte mbahet nata e parë gjysmëfinale e festivalit evropian, “Eurovision Song Contest 2022”. Ronela Hajati do ta përfaqësojë Shqipërinë këtë vit me këngën “Sekret” dhe...

Ronaldo e ka marrë vendimin për sezonin e ardhshëm

Cristiano Ronaldo e ka marrë përfundimisht vendimin për sezonin e ardhshëm. Ylli portugez në fakt dëshiron të qëndrojë në Manchester United. Lajmin e ka bërë të...

Sot mbahen homazhe dhe mbledhje përkujtimore për legjendën e boksit, Xhevdet Peci

Sot mbahen homazhe dhe mbledhje përkujtimore për legjendën e boksit, Xhevdet Peci Sot do të mbahen homazhet dhe mbledhja përkujtimore për ta nderuar legjendën e...

Sulmohet zyrtarja e Drejtorisë së Urbanizimit në Suharekë

Një rast i rrahjed ka ndodhur  në objektin e komunës sëSuharekës, ku është sulmuar një zyrtare e Drejtorisë së Urbanizimit. Sinjali mëson se i dyshuari...

Rasti “Abi Çarshia”, përfundon gjykimi ndaj ish-zyrtarëve të Komunës së Prizreni

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të akuzuarit Islam Thaçi, Jetmire Vrenezi, Egzona Morina- Thaçi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipron Krasniqi, gjatë fjalës përfundimtare në...

Lajmet e Fundit