Gattuso: Milik dëshiron largimin nga Napoli

Trajneri i Napoli-t, Gennaro Gattuso ka konfirmuar se sulmuesi Arkadiusz Milik, dëshiron largimin nga “San Paolo”.

Që disa muaj, Milik është i lidhur me largimin nga “Napolitanët”, edhe pse ende s’është bërë ndonjë ofertë zyrtare.

Gattuso ka thënë se nuk mund të gjejnë një lojtar si polaku, mirëpo ka pranuar se ai dëshiron ndryshim skenari.

“Është vështirë të gjesh dikë me të mirë se Milik. Sidoqoftë, kur lojtari beson se me klubin ka përfunduar dhe ai dëshiron ndryshim skenari, duhet ta dëgjosh”.

“Nuk mund të mbash dikë nga dëshira e tij, ose është vështirë t’i dëgjosh. Duhet të respektosh dëshirat e lojtarit”, deklaroi ai.

Juventus-i dhe Chelsea janë të interesuar, mirëpo Milik thuhet se preferon kalimin te “Bianconerët” për tu ribashkuar me Maurizio Sarri-n.

Më Shumë

Destan Gashi shpallet “Artisti i Vitit 2026” në Rahovec

Artisti Destan Gashi është vlerësuar me çmimin “Artisti i Vitit 2026”, në një aktivitet të organizuar në Zoçishtë, ku u hap edhe ekspozita e...

Mohimi i barazisë gjuhësore dhe çështja shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Prof. dr. Xhafer Beqiraj Çështja e statusit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk mund të trajtohet vetëm si çështje teknike e administratës shtetërore,...

Lajmet e Fundit