7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Gazetarja e njohur infektohet me COVID-19 edhe pas vaksinimit

Catt Sadler aktualisht po lufton me koronavirusin.

Ish gazetarja e E! News, hyri në Instagram për të zbuluar se ajo është infektuar me COVID-19, pavarësisht se është vaksinuar plotësisht.

“Kjo është e rëndësishme!. Jam plotësisht e vaksinuar dhe kam COVID. Po ju them këtë në mënyrë që të kuptoni se pandemia NUK ka mbaruar. Delta është e pamëshirshme dhe shumë ngjitëse, kap edhe pas vaksinimit. Isha duke u kujdesur për dikë që ishte me koronavirus (megjithëse menduam se ishte thjesht grip) – kështu që rashë në kontakt të ngushtë me virusin, por unë kisha maskë dhe isha plotësisht e vaksinuar”, tha ajo.

46 vjeçarja më pas dha edhe detaje të tjera për simptomat të cilat po i përjeton aktualisht.

“Supozova se do të isha mirë, por nuk jam. Dy ditë ethe dhe tani dhimbje koke. Lodhje serioze, nuk kam energji as të dalë nga shtrati”.

Catt përfundoi postimin e saj duke u kërkuar njerëzve që janë të vaksinuar të ndjekin akoma protokollet e sigurisë në mes të pandemisë në vazhdim.

“Nëse jeni të vaksinuar, mos hiqni dorë nga kujdesi. Nëse jeni në turma ose në ambiente të mbyllura në publik, unë rekomandoj shumë të merrni masën paraprake shtesë për të mbajtur një maskë. Vaksinat zvogëlojnë gjasat e shtrimit në spital dhe vdekjen, por përsëri mund ta kapni këtë gjë. Kështu që vazhdoni të mbroni veten”, tha ajo.

Më Shumë

Lajmet e Fundit