2.2 C
Prizren
E enjte, 20 Mars, 2025

Geci: LDK-në janë duke e udhëhequr komunistët e Titës

GaniGeci7-06Gani Geci njëherë nuk e ka ndërmend të kyçet në politikë. Ai po pushon. Bashkë më vëllezërit ka gjasa që të formojnë edhe një subjekt të tyrin politik, por assesi nuk do të ofrohet tek lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Edhe pse ishte pjesë e atyre që para pak kohe kaluan nga LDD-ja në LDK-në e Drenasit, Geci thotë se LDK-ja ka dal prej sistemit, në bazë të asaj që ai e paramendon.
Krejt pakënaqësinë ai e ka me liderin, Isa Mustafa, të cilin e quan komunistë të Rrahman Morinës.

“Jo nuk do të kthehem në këtë LDK. Njëherë po pushojë. LDK-ja ka dal prej sistemit, në bazë të asaj që e paramendojë. Unë jam tip nacionalistë, nuk jam as komunist i Titës, as i Enver Hoxhës. LDK-në janë duke e udhëhequr komunistët e Titës, dhe un nuk e shoh vetën aty. Ne presim ditë më të mira për LDK-në dhe kjo nuk do të thotë që ajo do të vazhdojë gjithmonë më këtë avaz. Pra, unë kthehem aty, vetëm kur komunisti i Rrahman Morinës, Isa Mustafa, dhe komunistët tjetër do ta lëshojnë vendin nga aty”, thotë Geci në një bisedë për Indeksonline.

Geci, pohon se ai dhe vëllezërit e tij po pushojmë njëherë, ngase janë lodhur duke vrapuar prapa njerëzve që e dëshirojnë kontributin e tyre, e që më anën e atij kontributi, siç thotë ai, favorizojnë njerëzit që janë komunistë.

“Ne vëllezërit Geci, njëherë nuk e shohim vetën në një parti tjetër, sepse ne e kemi dhenë mundin për LDK-në, dhe për filozofinë djathtiste. Faktikisht LDK-ja tani për tani nuk është djathtiste, është parti e majtë, që ka në krye disa pasanik. LDK-ja më tepër po sillet si degë e PDK-së, se sa si parti në vete”.

Ish deputeti i LDD-së mendon se nacionalistët janë përjashtuar nga LDK-ja, me vdekjen e presidentit Ibrahim Rugova.

“Presidenti Rugova i ka tubuar rreth vetës të gjitha shtresat për të bërë një front kundër Serbisë, me titistë me leninistët e nacionalistë. Ai front është bërë me luftë e pacifizëm. Pastaj në një kohë janë larguar Marksist-Leninistet. Në një kohë tjetër kanë mbetë vetëm nacionalistet dhe titistet. Tash, titistët janë bërë më të fuqishëm dhe i kanë larguar nacionalistët. Pra, tash kanë mbetur disa të tjerë dhe ministrat e Rrahman Morinës”, thotë Geci.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, në as një fjali nuk hiqet nga tiketa e Gecit si njeri i Rrahman Morinës në vitet e 80-ta.

“Unë e kam parë një fotografi të Isa Mustafës, Rrahman Morinës e Milloshevqit, të gjithë së bashku. Jam zhgënjyer tej mase, dhe kamë thënë më mirë rri në shtëpi, e nuk dua të jem askund, sa më qenë në një parti me njerëz të Rrahman Morinës”.

Më Shumë

Përçuku e Bashkimit, MVP e xhiros së 17-të

Derbi i xhiros së 17-të në Superliga Femrat mes Peja 03 dhe Bashkimit përfundoi me fitoren e kampioneve në “Karagaçi” me rezultat 78:89. Arbnore Përçuku...

Ndërron jetë Arijeta Bejtullahu, stomatologe në QKMF “Dr. Nexhip Berisha” në Prizren

Ka ndërruar jetë Dr. Arijeta Bejtullahu, stomatologe në Qendrën Kryesore Mjekësore Familjare “Dr. Nexhip Berisha” në Prizren. Lajmi për vdekjen e saj është bërë i...

Lajmet e Fundit