8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Getoar Besimi: Jam viktimë

Asamblisti i PDK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Getoar Besimi, ka thënë se ai është sulmuar sot nga zyrtari i Zyrës së Prokurimit të Komunës, Nezir Rexhepi.

Sipas Besimit, zyrtari i Zyrës së Prokurimit në Komunën e Prizrenit e ka sulmuar atë shkaku i një kallëzimi penal që familja e tij ka ngritur ndaj Nezir Rexhepit disa ditë më parë.

“Ju njoftoj se sot jam sulmuar fizikisht nga Zyrtari i Prokurimit të Komunës së Prizrenit z. Nezir Rexhepi, kundër të cilit ditë më parë është paraqitur një Kallëzim Penal për Keqpërdorim të Detyrës Zyrtare nga familjarët e mi”, ka deklaruar Besimi, përmes një shënimi në Facebook.

Besimi thotë se nga sulmi, që sipas tij është inicuar nga Rexhepi, ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:00, afër një parkingu. Për shkak të një padie që e kemi bërë për korrupsion, ai si shenjë hakmarrjeje më është ofru me ka ofenduar dhe jemi kacafyt”, është shprehur zyrtari i PDK-së nga Prizreni.

Ndërkaq, pretendimet e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukës, se viktimë e sulmit ka qenë zyrtari i tenderëve, Nezir Rexhepi, Besimi i ka cilësuar “të pavërteta dhe për keqardhje”.

“Është për keqardhje se si Kryetari i Komunës pa pasur asnjë raport zyrtar, jep konstatime të pavërteta se gjoja unë kam sulmuar zyrtarin e prokurimit për çështje që lidhen me tenderët e kësaj komune”, ka deklaruar Besimi, i cili ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj kreut të Komunës së Prizrenit.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar sot përleshjen fizike ndërmjet Besimit dhe Rexhepit.

Ndonëse kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka pretendoi se zyrtari Rexhepi është sulmuar nga asamblisti i PDK-së, Policia ka thënë se të dy personat janë të dyshimtë lidhur me rastin.

“Me inicimin e prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt sepse të dy personat për momentin janë si të dyshimtë për involmim në këtë rast. Sipas informatave zyrtare, nuk ka të bëjë me çështje zyrtare ky rast”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Rajonin e Prizrenit.

Ai ka thënë se të dy personat “kanë sulmuar njëri-tjetrin dhe janë të lënduar shumë pak”.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, aludoi se arsyeja e sulmit mund të kenë qenë tenderët. Ai ka thënë se kompania e cila është në pronësi të familjes së Getoar Besimit, është në konkurrencë për të përfituar projekte nga Komuna e Prizrenit.

Më Shumë

Kupa e Kosovës, nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve

Nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës. Në fakt, ndeshjet ishin planifikuar të luhen në javën e kaluar, por Federata e Futbollit...

Mira Murati, anëtarja më e re e Akademisë së Shkencave

Shqiptarja Mira Murati, një nga emrat më të njohur në botën e teknologjisë, do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Asambleja e...

Lajmet e Fundit