9 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Giggs: Pogba është vigan

Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs i cili konfirmoi largimin pas 29 viteve te kjo skuadër ditë më parë, ka folur për paraqitjen e Paul Pogbas në ndeshjen e Francës kundër Islandës.

Uellsiani ka folur vetëm fjalë të mëdha për mesfushorin që sipas tij i ka të gjitha afinitetet e një futbollisti të përkryer.

Pogba në vitin 2012 kishte lënë Manchester Unitedin si lojtar i lirë për të kaluar në Juventus, aty ku shpërtheu për t’u bërë tash një nga futbollistët më të kërkuar në botë, shkruan Goal.com

“Ai është futbollist i talentuar.”

“Ai mund të godas me të dyja këmbët, të pasojë po ashtu, nuk e keni idenë se sa i madh është ky futbollist.”

“Fizikisht ai është vigan, është i fortë, ai është gjithçka dhe ka gjithçka”, ka thënë Giggs.

Ai më tej ka vazhduar duke thënë se do të dëshironte shumë sikur ta shihte Pogban përsëri të luajë në Manchester United.

Më Shumë

Peja 03 finaliste në Ligën Unike për femra

Peja 03 është finalistja e parë e Ligës Unike e basketbollit për femra për edicionin 2026, pasi në gjysmëfinale mposhti Tiranën me rezultat 86:78,...

Tradita e Bajramit në Prizren, flet Valon Ibrahimi

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren , Valon Ibrahimi ka bërë të ditur se festa e Fitër Bajramit po mbizotëron me atmosferë...

Lajmet e Fundit