Futbollisti italian Gigi Riva vdiq të hënën në moshën 79-vjeçare, pasi u shtrua në spital si pasojë e një ataku në zemër të dielën, shpjegoi Federata Italiane e Futbollit të hënën e 22 janarit.
Riva, 79 vjeç, golashënuesi rekord i Italisë me 35 goditje dhe në krye të skuadrës fituese të skudetos të Cagliarit në vitin 1970, fillimisht u raportua se nuk ishte në gjendje të rëndë në spitalin Brotzu të Cagliarit dhe sulmi në zemër u përshkrua fillimisht si i vogël, sipas burimeve mjekësore.
Riva, presidenti i nderit i Cagliarit, duhet të shërohej plotësisht pas një procedure të vogël dhe rutinë, thanë ata, por sa duket legjenda italiane e futbollit nuk arriti t’ia dilte.
I konsideruar si një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij, si dhe një nga sulmuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Riva gëzoi një rekord të jashtëzakonshëm shënimi për Cagliarin, falë qetësisë së tij para portës, këmbës së majtë të fuqishme dhe aftësisë ajrore.
Shpejtësia e tij, forca dhe nuhatja për gol bënë që gazetari i madh italian Gianni Brera t’i vinte nofkën “Rombo di Tuono” (Ulërima e bubullimave).
Në nivel ndërkombëtar, Riva fitoi Kampionatin Evropian të 1968 dhe ishte nënkampion në Kupën e Botës 1970 pas skuadrës së madhe të Brazilit të Peles; mori pjesë edhe në Kupën e Botës 1974.
Me 35 gola në 42 paraqitje në garat zyrtare midis viteve 1965 dhe 1974, ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Italisë.
Pas tërheqjes në vitin 1976, Riva shërbeu për një kohë të shkurtër si president i Cagliarit gjatë sezonit 1986-87, dhe më vonë ishte një zyrtar i lartë drejtues, këshilltar dhe fiksues në kombëtaren nga viti 1988 deri në 2013. Albanian Post