Gjashtë kandidatë synojnë postin e kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren

LDK-zyra ne PrizrenGjashtë kandidatë synojnë të marrin postin e kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren.

Siç raporton TV Opinion në garë për kryetar të Degës së LDK-së në Prizren janë: Hanifi Muharremi, Haxhi Avdyli, Ridvan Hoxha, Xhavit Ukaj, Hatim Baxhaku dhe Anton Quni.

Burimet e këtij televizioni bëjnë të ditur se disa nga emrat jozyrtar për kryetar të Degës do të tërhiqen dhe nuk do të garojnë për këtë pozitë në Kuvend, por nuk përjashtohet mundësia, që edhe ndonjë emër i ri të garojë në Kuvend.

Zyrtarët e këtij subjekti politik thonë se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor, i cili pritet të mbahet në fund të kësaj jave.

Më Shumë

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Aktivitet sensibilizues në Prizren kushtuar Ditës Botërore të Melanomës

Me një aktivitet vetëdijesues, të martën në sheshin “Shatërvan” në Prizren është shënuar Dita Botërore e Melanomës, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës...

Lajmet e Fundit