13 C
Prizren
E diel, 26 Tetor, 2025

Gjenden mbetje mortore në fshatin Gjonaj

Në fshatin Gjonaj të Prizrenit janë zbuluar mbetje mortore të një personi. Sipas antropologëve këto mbetje mortore nuk i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë, ato janë më të vjetra

Bislim Totaj së bashku me vëllain e tij Zeqirin, duke punuar në oborr para dy vitesh hasën në mbetje mortore.

Prandaj ata vendosën që së bashku me hoxhën t’i mbledhin eshtrat dhe t’i varrosin në varrezat e fshatit Gjonaj në Prizren.

Këtë proces përsipër e morri Zeqir Totaj.

E pas dy vitesh pikërisht në këto varreza po kërkoheshin mbetjet mortore nga ekipet e forenzikes dhe njësitet e tjera relevante.

Këta e pyetën Zeqirin për lokacionin, e meqë kanë kaluar dy vite, ky kishte harruar vendin e saktë ku u varrosën mbetjet.

Megjithatë ekipet punuese kishin një pistë të dyshimit, dhe gërmimet në atë zonë filluan.

Terreni ishte i përshtatshëm për gërmim, e ky operacion kërkimi përfundoi me sukses.

Mirëpo gjetjet nuk i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë, ato janë më të vjetra.

Antropologu nga Misioni i Eulexit, Javier Naranjo i tha ekipit të Tëvë1 se fotot që atë i posedonin ishin shumë të rëndësishme dhe i ndihmuan në gjetjen e mbetjeve mortore.

“Procesi i kërkimit nuk ishte i lehtë, për fotot që i kishim na ndihmuan shumë. Nuk jam i sigurtë se këto mbetje mortore janë nga periudha e luftës së fundit, por do ta bëjmë punën tonë.  Kanë kaluar 22 vjet dhe natyrisht që bëhet me e vështire për të gjetur mbetje mortore, por ne nuk do të ndalemi”, tha Javier Naranjo – antropolog forenzik.

Nga rezultatet e para bëhet fjalë se gjetjet mortore janë të një personi, mirëpo priten analizat përfundimtare nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Raporti i gazetarit Shpat Blakçori.

Më Shumë

Rruga “Marin Barleti” në Prizren po rijetësohet me karakter historik

Punimet restauruese në rrugën “Marin Barleti”, në Qendrën Historike të Prizrenit, po afrohen drejt përfundimit, raporton PrizrenPress. Sipas Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS),...

KQZ vendos për rinumërim e dy kutive të votimit në Prizren

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rinumërimin e 16 kutive të votimit që i takojnë vendvotimeve të komunave...

Lajmet e Fundit