Gjendet pa shenja jete një burrë në Lubizhdë të Prizrenit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Lubizhdë të komunës së Prizrenit, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Policia ka pranuar një thirrje për t’i dalë në ndihmë një burri i cili ishte pa ndjenja dhe dyshohej se kishte ndërruar jetë.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë kërkuar ndihmën e ekipit mjekësor. Një ekip i Emergjencës i është përgjigjur thirrjes dhe posa arritën në lokacion, kryen ekzaminimet vitale dhe nga mjeku kujdestar u konstatua se viktima ka ndërruar jetë.

Ndërkohë Policia ka intervistuar një dëshmitar i cili ndodhej në vendin e ngjarjes, e që kishte provuar që t’i dalë në ndihmë personit që humbi jetën.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është iniciuar ‘Hetim i vdekjes’.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Më Shumë

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Lajmet e Fundit