4.9 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Gjenerali Clark thotë se puçistët bën gabim që ‘nuk e arrestuan Erdoganin’

I ftuar në televizionin ndërkombëtar të CNN-it, ish-gjenerali amerikan, i cili ka udhëhequr edhe bombardimet e NATO-s në Kosovë, Welsey Clark ka treguar se ku kanë dështuar organizatorët e grusht shtetit.

Ai ka thënë se një nga gabimet e tyre ishte mos arrestimi fillestar i presidentit turk, Reccep Tayip Erdogan.

“Liderët e puçit bënë shumë gabime – mos arrestimi i Erdogan dhe bllokimi i tërësishëm i internetit ishin disa nga gabimet”, tha ai për CNN, transmeton Insajderi.

Ai tha se tanimë puçistët do ta kenë shumë të vështirë, “pasi shumë njerëz kanë dëgjuar thirrjen e Erdogan për të protestuar në rrugë”.

Ai këto analiza i bëri në cilësinë e ekspertit të sigurisë dhe si ish-gjeneral i NATO-s, dhe jo në pikëpamje politike apo personale.

Më Shumë

Loja le të vazhdojë…

Nga Ismet Munishi, trajner i FC Liria Futbolli dikur ishte gëzim i thjeshtë… një top, disa njerëz dhe një arsye për t’u bashkuar. Sot, mjafton një bilbil dhe...

Vetura godet një 82-vjeçar pranë spitalit në Prizren – kjo është gjendja e tij

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Prizren, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një këmbësor i moshës 82-vjeçare, saktësisht në...

Lajmet e Fundit