14.5 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Gjeneralit iu gjetën 80 milionë dollarë në shtëpi

Forcat speciale izraelite janë përgjegjëse për vrasjen e një zyrtari të lartë të ushtrisë siriane në vitin 2008.

Kështu thuhet në një dokument të inteligjencës amerikane.

Gjeneral brigade Mohammed Suleiman u vra nga një snajper, ndërsa ishte në një qytet turistik.

Izraeli nuk i ka komentuar kurrë publikisht dyshimet se ishte përfshirë.

Por një dokument i rrjedhur në faqen Intercept nga bilbilfryrësi amerikan, Edward Snowden thotë se ishin komandot izraelite ato që kryen ekzekutimin.

Në atë kohë u raportua se Suleiman ishte qëlluar në kokë dhe qafë nga një snajper në bordin e një jahti, ndërsa ai po hante darkë në oborrin e shtëpisë së tij në plazh.

Disa thonë se ai u ekzektua pasi ishte “lidhja” e Sirisë me grupin militant libanez Hezbollah.

Një kabllogram amerikan e përshkruante atë si një këshilltar të afërt të presidentit Bashar al-Assad.

Në shtëpinë e tij u gjetën 80 milionë dollarë në cash.

Sipas kabllogrameve amerikane, presidenti Assad mbeti i shokuar nga ky zbulim. Ai kërkoi të mësonte se si gjenerali kishte mbledhur kaq shumë para.

Vdekja e tij erdhi pas vrasjes së shefit ushtarak të Hezbollahut në Damask.

Ai mendohet se u vra nga Mossad-i izraelit në bashkëpunim me CIA-n amerikane./Mapo/

Më Shumë

QRTK në Prizren dhe DKRS në Malishevë thellojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Në vijim të angazhimeve institucionale për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren zhvilloi një takim pune me...

Përkujtohet Ekrem Rexha – Drini

Në 26-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, janë bërë homazhe te sheshi “Ekrem Rexha – Komandant...

Lajmet e Fundit