19.1 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Gjeodeti i Komunës së Rahovecit pranon se ka falsifikuar dokumentin zyrtar

Gjeodeti në Drejtorinë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Komunën e Rahovecit, Muharrem Metbala, është deklaruar fajtor për falsifikim të dokumentit zyrtar, në seancën fillestare të mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Ardita Beqiraj- Hyseni, i akuzuari Metbala deklaroi se e pranon fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet, duke shtuar se është penduar për veprën e kryer raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurorja Beqiraj është pajtuar me pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, pasi që sipas saj, ky pranim i fajësisë ka mbështetje në provat mbi bazën e të cilave është ngritur aktakuza.

Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Ndrecë Dodaj, tha se i akuzuari e ka pranuar fajësinë pasi që është konsultuar paraprakisht me të. Ai i propozojë gjykatës që me rastin e shqiptimit të dënimit ndaj të akuzuarit, të  njëjtit  t’i shqiptojë një dënim sa më të butë, eventualisht një dënim me gjobë.

Më pas, gjykatësi Drilon Haraçia, e ka aprovuar pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, derisa shpalljen e aktgjykimit e ka caktuar që të bëhet më 19 shkurt 2021.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Muharrem Metbala po akuzohet se më 11 qershor 2019, në cilësinë e personit zyrtar- gjeodet në Drejtorinë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Komunën e Rahovecit, përpilon shkresën zyrtare dhe me nënshkrim të rremë e vërteton dokumentin zyrtar.

Sipas aktakuzës, ai këtë e ka bërë në atë mënyrë që pasi ishte i caktuar nga ana e Gjykatës Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, si ekspert-gjeodet së bashku me ekspertin Ali Kryeziu lidhur me një çështje kontestimore, i njëjti në ekspertizën mbi ndarjen e parcelës në fshatin Bratatin të Rahovecit, shënon emrin e ekspertit Ali Kryeziu gjoja që ka qenë prezent me rastin e daljes në terren për të bërë matjet, dhe po ashtu prapë e shënon emrin e tij me rastin e përpilimit të ekspertizës si dhe nënshkruan në emrin e tij, e të cilën eksperizë e dorëzon si provë materiale në gjykatë, e ku eksperti Ali Kryeziu gjatë asaj kohe kishte qenë në pushim vjetor, ndërsa në vend të tij si ndihmës gjeodet kishte marrë djalin e tij.

Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “falsifikimi i dokumentit zytar” nga neni 427 paragrafi 1 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

VLEN: Tetova dhe Prizreni lidhen me energji, sjellim interkoneksionin historik

VLEN në një kumtesë për media thotë se nën udhëheqjen e tyre për herë të parë, ndërtohet interkoneksioni energjetik Tetovë–Prizren, projekt strategjik që sipas...

Tre noterë të rinj fillojnë punën në Komunën e Prizrenit

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur sot në takim tre noterët e rinj: Sadeta Fazlji, Hasan Haxhaj dhe Egzon Lajqi,...

Lajmet e Fundit