0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Gjermania mbështet zbatimin e plotë të marrëveshjes

Edita TahiriVendimi i BE-së për hapjen e negociatave me Kosovën për Marrëveshjen Stabilizim Asocim ka një rëndësi të madhe, sepse tashmë zyrtarisht është konfirmuar ardhmëria e sigurt e Kosovës në Bashkimin Evropian. Kështë është shprehur zëvendëskryeministrja Edita Tahiri gjatë vizitës që zhvilloi në Gjermani nga 15 deri më 19 tetor, e ku zhvilloi një varg takimesh në Qeverinë gjermane dhe në Bundestag.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, u prit nga sekretarja e shtetit Emily Haber. Tahiri njoftoi për progresin e arritur në Kosovë duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për reformat në të gjitha fushat, me prioritet për sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien për gjithë qytetarët. Tahiri vlerësoi rezultatet e arritura në rritjen e numrit të njohjeve për Kosovën si dhe progresin e arritur në rrugën e integrimit në BE dhe NATO.

Nga ana e saj, Sekretarja gjermane e shtetit, Emily Haber vlerësoi progresin e arritur në Kosovë ndërsa premtoi se Gjermania do të vazhdojë mbështetjen e fuqishme për zhvillimin e shtetit të Kosovës dhe perspektivën e saj evropiane. Ajo inkurajoi udhëheqjen e Kosovës që të vazhdojë angazhimet për forcimin e shtetit dhe perspektivës së qytetarëve të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e mbarëvajtjes së zgjedhjet lokale në Kosovë sipas standardeve demokratike.

Gjatë këtij takimi u vlerësua se Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është qenësore për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për perspektivën evropiane të të dyja shteteve. Sekretarja gjermane Haber theksoi se Gjermania mbështet zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit mes dyja shteteve, dhe kërkon qëndrim konsekuent të palëve në përmbushjen e obligimeve zbatuese.

Zëvendëskryeministrja Tahiri, gjatë qëndrimit në Gjermani zhvilloi takime të veçanta edhe me deputetët e Bundestagut gjerman dhe mori pjesë në Konferencën e Institutit Aspen dhe seminarin për Kosovën të organizuar nga Akademia Evropiane në Berlin.

Më Shumë

Sot vranët dhe intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se në mëngjes...

Dhunohet një grua në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të dhunimit në Malishevë. Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 12:50. “Është arrestuar i dyshuari...

Lajmet e Fundit