11.8 C
Prizren
E diel, 24 Tetor, 2021

Gjermania vazhdon të përballet me mungesë të fuqisë punëtore

Gjermania vazhdon të përballet me mungesë të fuqisë punëtore

Lajme

Gazeta Express

24/10/2021 14:21

Jo vetëm lënda e parë, por edhe mungesa e forcës punëtore të kualifikuar në Gjermani po i shkakton shqetësime të mëdha ekonomisë gjermane. Megjithatë theksi duhet vënë tek kualifikimi, thekson biznesi i mesëm gjerman.

Për luftimin e mungesës së fuqisë punëtore, Shoqata Federale e Biznesit të Mesëm kërkon që të vijnë më shumë forca punëtore në Gjermani nga jashtë.

“Ne kemi nevojë për një imigrim të organizuar fuqive të kualifikuara, por theksi qëndron tek fuqia e kualifikuar”, shprehet drejtuesi i kësaj shoqate, Markus Jerger të shtunën për grupin mediatik gjerman, Funke Mediengruppe.

Gjithnjë e më shumë sipërmarrje në të gjitha degët nuk gjejnë sa duhet forca të kualifikuara apo të rinj për kualifikim profesional. “Kjo e rrezikon fort aftësinë konkurruese të biznesit të mesëm dhe me këtë të Gjermanisë në tërësi.”

Sipas Jerger “shumë sipërmarrjeve u duhet të refuzojnë që tani porositë, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar.” Edhe situata e shkollimit profesional nuk është më e mirë.

“Në Gjermani ka më shumë se 390 profesione të njohura të shkollimit profesional, e në të gjitha gati mungojnë të rinjtë për shkollim profesional.”

Sidomos në degët e informatikës dhe teknikës, në sektorin e kujdesit shëndetësor si edhe zejet profesionale mungojnë forcat e reja.

“Në rastin më të keq sipërmarrjet duhet të mbyllin dyert e kjo prek biznesin familjar”, thotë Jerger.

Mungesa e fuqisë punëtore në sektorin e ndërtimit

Kreu i Agjencisë Federale të Punës, Detlef Scheele u shpreh për “Welt am Sonntag”, se “në tërësi në Gjermani kërkohen 1,2 milionë forca punëtore, prej tyre dy të tretat si fuqi punëtore e kualifikuar.”

Në fund të gushtit kreu i Agjencisë Federale të Punës u shpreh, se Gjermanisë i duhen 400.000 emigrantë të kualifikuar çdo vit për të kompensuar mungesën e fuqisë punëtore.

Edhe sektori i ndërtimit ka nevojë për fuqi të kualifikuar punëtore. Në degën e ndërtimit, sipas një sondazhi mungon gjithnjë e më shumë personel i kualifikuar. Në sektorin e ndërtimit të pallateve 33,5% e sipërmarrjeve janë shprerur, se kanë probleme në gjetjen e fuqisë punëtore, raporton oranews.

“Krahas ngushticave në furnizimin me materiale, mungesa e fuqisë punëtore, po kthehet në një problem gjithnjë e më të madh për sektorin e ndërtimit”, tha studiuesi i Institut të Ekonomisë, Ifo, Felix Leiss.

E kjo në një kohë kur ka shumë kërkesa.

Previous articleJetoj brenda syve të tu

Më Shumë

Mbappe: Messi është më i miri në botë

Futbollisti i Paris Saint Germain Kylian Mbappe, ka thënë se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë. Ai nuk është i zemëruar me...

Shtyhet sërish gjykimi ndaj ish-rektorit të Universitetit të Prizrenit

Për shkak se mungoi pa arsye dëshmtari Adem Sallauka, ka dështuar për të dytën herë shqyrtimi gjyqësor në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj ndaj...

109 vjeçarja voton në Prizren (VIDEO)

109 vjeçarja, Xhevahire Mustafa nga Prizreni e ka hedhur votën e saj. Ajo tha se në të gjitha zgjedhjet e ka shfrytëzuar të drejtën e...

“Loyola–Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për dy mësimdhënës/ mësimdhënëse

Asociation “Loyola–Gymnasium” ka shpall konkurs për dy mësimdhënës/ mësimdhënëse. VENDE TË LIRA PUNE Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lira këto vende pune: Një mësimdhënës ose mësimdhënëse të gjuhës...

Arrestohen tre persona në Mamushë, policia u gjeti marihuanë dhe armë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Mamushë, pasi që të njëjtit kishin kërkuar nga një person tjetër të blejë substancë narkotike nga...

A do të jetë pjesë e një filmi erotik? Klaudia tregon a do pranonte të shfaqej nudo para kamerave

Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, ka disa vite që jeton në Itali, ku ka ndërtuar edhe karrierën e saj. Ajo u ka bërë...

Shabani: Angazhimet tona vazhdojnë në balotazh, për ta përmbyllur fitoren e PDK-së në Dragash

Kandidati për kryetar i Komunës së Dragashit nga Partia Demokratike e Kosovës, Shaban Shabani, ka falënderuar qytetarët e kësaj komune për siç ka thënë...

Gjermania vazhdon të përballet me mungesë të fuqisë punëtore

Gjermania vazhdon të përballet me mungesë të fuqisë punëtore Lajme Gazeta Express 24/10/2021 14:21 Jo vetëm lënda e parë, por edhe mungesa e forcës punëtore të kualifikuar në...

Quni: E kam pas një bisedë telefonike me Shaqir Totajn

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka folur për një koalicion të mundshëm parazgjedhore me Lëvizjen Vetëvendosje apo...

Në spitalin e Prizrenit nuk ka asnjë pacientë me COVID-19

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit, nuk ka në trajtim asnjë pacientë me COVID-19, sikurse edhe në Spitalin e Pejës dhe Vushtrrisë, ndërkaq në spitalet...

Prizreni prin me numrin e të vaksinuarve brenda një dite

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë administruar 5 mijë e 287 doza të vaksinës kundër Covid-19. MSh-ja ka njoftuar...

Më shumë se 50% e votave të numëruara në Suharekë, prin bindshëm Bali Muharremaj i AAK-së

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bali Muharremaj po prin me vota në Suharekë, teksa në këtë komunë janë numëruar më shumë...

60,000 mijë aplikime për shtesat për fëmijë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se deri më tani janë bërë 60,000 mijë aplikime për shtesat për fëmijë. Aplikimi është hapur nga...

Masat e reja antiCOVID që pritet të miratohen nga Qeveria

Ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka bërë të ditur gjatë të premtes se masat antiCOVID janë duke u shqyrtuar. Gexha-Bunjaku ka...

Trepça shënon fitore të lehtë në udhëtim te Rahoveci

Skuadra e Trepçës ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim te Rahoveci me rezultat 75:103, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të xhiros së...

Dënohet me vdekje infermieri i cili vrau 4 pacientë duke i injektuar ajër në vena

Një infermier në Texas, SHBA është shpallur sot fajtor për vrasjen e katër pacientëve që humbën jetën pasi u injektoi ajër pas operacioneve në...

Lajmet e Fundit