Gjini: Ka tendencë për rrënimin e shtetit, por kjo s’do të lejohet

ArdianGjini-aakArdian Gjini, nënkryetar i AAK-së thotë se qeveria e ardhshme me kryeministër Ramush Haradinajn do të ketë qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Gjini thotë se ka tendencë për rrënimin e shtetit, por siç shkruan ai në Facebook, kjo nuk do të lejohet.

Ja shkrimi i plotë i Gjinit në Facebook:

Po shihet tendencë e rrënimit të shtetit! Qëllimi i qeverisë së ardhshme do të jetë përmirësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës.

Më saktësisht ajo do të thotë më shumë vende punë, paga më të mira, shkolla e universitete më cilësore dhe shëndetësi më të mirë.

Në gjuhën politike mund të përmbledhet si synim për sundim të ligjit dhe zhvillim ekonomik.

Por ka ardhur koha që qeverisë në ikje t’i bëhen të kjarta disa gjëra. Tendenca e tyre e pamoralshme dhe antipatriotike për rrënimin e shtetit do të dënohet.

Rrënimi i sistemit buxhetor përmes favorizimit të kompanive të afërta me pushtetin përmes doganës së Kosovës, ndarja e subvencioneve dhe tenderëve në mënyrë të palifjshme e poashtu edhe punësimi i aparatqikëve partiak pa asnjë kriter dhe pa mbulesë buxhetore do të dënohen.

Të gjithë udhëheqësit e institucioneve, cilat do qofshin ato do të përballen me padi penale nëse vazhdojnë t’iu nënshtrohen urdhërave të paligjshme të qevrisë së paligjshme në shkuarje.

Vendimet do të anulohen ndërsa të gjithë përfituesit do ta shohin vehten para gjyqit.

Nuk do të lehohet rrënimi i shtetit.

Më Shumë

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Lajmet e Fundit