Gjirokastër, klubi më unik i poezisë

Në Gjirokastër ekziston një nga klubet më unike të poezisë në vend me rreth 230 anëtarë, interpretues amatorë dhe profesionistë, artdashës dhe pasionantë të letërsisë.

Takimet fillimisht online gjatë pandemisë dhe më pas në salla e shtëpi tradicionale mblidhnin grupe shumë të ngushta miqsh ndërsa tani klubi po risjell një traditë qytetare dhe intelektuale që përveçse zbavit edhe edukon.

Klubi ka sjellë mbrëmje poetike të Kadaresë, Agollit, Rukës, autorëve të huaj por edhe mbrëmje poetike të qyteteve mike.

Ata që i janë bashkuar klubit të poezisë vijnë nga fusha dhe profesione të ndryshme dhe thonë se kanë mësuar shumë nga kjo përvojë. Shkëmbimet intelektuale brenda klubit kanë rritur cilësinë e eventeve lokale dhe sollën një tjetër atmosferë edhe gjatë festave.

Iniciativa tërësisht e pandikuar nga ndonjë institucion po evidenton talente të poezisë edhe mes të rinjve dhe po kthehet në një nga institucionet civile më argëtuese të qytetit. Klubi ka realizuar më shumë se 40 mbrëmje poetike dhe ka përfshirë si pjesë e audiencës qindra qytetarë.

Më Shumë

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit