4.2 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Gjithçka që duhet të dini për ariun që sulmon Prizrenin, a duhej dënuar me vrasje?

Ka më se një muaj që ariu më i famshëm i Kosovës është bërë temë e gjerë diskutimi. Ky ari, i cili jeton në rrethinën e qytetit të Prizrenit, sa po konsiderohet problematik nga dikush, aq po mbrohet nga të tjerët, madje kjo e fundit edhe më shumë.

Mbrëmjen e djeshme, dy institucione të rëndësishme vendimmarrëse për faunën e Kosovës, ranë në kundërshtim me njëra tjetrën. Në njërën anë Inspektoriati i Agjencisë së Pyjeve kishte marrë vendim për vrasjen e kafshës, në anën tjetër Ministria e Mjedisit dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit kërcënonte se vrasja e ariut do t’i detyroj ata të ngrinin padi ndaj tyre.

Por si erdhi puna deri në një polemikë mes institucioneve të shtetit për një ari?

Ariu i Murrmë nuk konsiderohet kafshë e rrezikshme për qytetarët, për faktin se ajo jeton larg vendbanimeve dhe se nuk sulmon pa e sulmuar.

Por ariu në fjalë ishte mjaft fatkeq, për faktin se asaj i ishin vrarë katër këlyshët e saj nga disa gjuetarë të së njëjtës zonë. Ndoshta kjo është arsyeja se pse pikërisht ky fshat ishte shënjestër nga kafsha.

Ariu sipas raportimeve, nuk sulmoi delet për ushqim, por i sulmoi ato për hakmarrje ndaj gjuetarëve të cilët asaj ia kishin vrarë të vegjlit. Gjuetarët, të cilët ende nuk dihet se kush janë saktësisht, përveç që e kishin nervozuar ariun, ata e kishin thyer ligjin, për faktin se ato janë të mbrojtura nga ligjet e Republikës së Kosovës.

Ditë më vonë, u raportua se po i njëjti ari, kishte sulmuar edhe disa dele të tjera, duke e dërguar numrin e deleve të ngordhura në 38 sosh.

E pasi që shihej se ky ari, i cili po e kërkonte hakun e të vegjëlve të tij, nuk e kishte ndërmend të ndalej, filluan edhe reagimet e institucioneve shtetërore.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, kishte folur mbi mundësinë e kapjes së saj, por asnjëherë nuk nuk e kishte përmendur opsionin e vrasjes së saj.

“Kemi biseduar me inspektorët dhe ministrinë e kemi shqyrtuar mundësinë e kapjes… Edhe kafshët e mbrojtura mund të kapen në rast se e rrezikojnë ambientin” kishte thënë Shala.

E kështu kur u kuptua se ariu s’kishte të ndalur, Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, kishte kërkuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, që të mbrojë qytetarët dhe të dalë në aksion për kapjen e tij.

FSK-ja i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës së AMMK-së, dhe kishte dalë në aksion për ta kapur ariun, i cili e për gardian të jetës së tij, i ka ligjet e Republikës së Kosovës.

E kështu Forcat e Sigurisë kishin për mision kapjen e kafshës dhe dërgimin atë në një lokacion tjetër, ku nuk do të kishte rrezik për njerëzit.

Më Shumë

Tentohet të digjet një restorant në Prizren, policia në kërkim të dyshuarve

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në fshatin Reçan të Prizrenit. Ngjarja ka ndodhur në...

Afro 100 aksidente për një ditë në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 91 aksidente trafiku të ndodhura për 24-orë në vend. Sipas stastistikave të raportit policor, 49 prej tyre janë shënuar...

Lajmet e Fundit