6.3 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Gjykata e Apelit ende nuk e ka shqyrtuar ankesën e Ramadan Mujës

Ramadan MujaNjë vit pas shpalljes së aktgjykimit fajësues ndaj kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, shkalla e dytë e gjyqësorit nuk ka arritur ende që ta shqyrtojë ankesën e tij, shkruan sot Koha Ditore.

Gjykata e Apelit ka pranuar se brenda kësaj periudhe kohore nuk ka mundur të caktojë seancën për shqyrtimin e ankesës së mbrojtjes së Mujës në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit, në bazë të të cilit kryetari i Prizrenit bashkë me pesë bashkëpunëtorë të tjerë ishin shpallur fajtorë për shpërdorimin e detyrës apo autoritetit zyrtar.

Sipas zyrtarëve të Apelit, kjo ka ndodhur për shkak se kishte skaduar mandati i gjyqtarit ndërkombëtar që ishte caktuar për këtë lëndë, ndërkohë që për një kohë Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka qenë jofunksional dhe nuk ka mundur që të emërojë gjyqtarë të rinj. Ndërsa pas funksionalizimit KGJK-ja ka emëruar gjyqtarët ndërkombëtarë, që tani duhet të presin dekretimin nga presidentja Atifete Jahjaga.

Më Shumë

Prokuroria e Prizrenit kërkon 30 ditë paraburgim për dy të arrestuarit për fajde

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë ndaj dy të pandehurve, F.B....

Seancë Solemne në Prizren për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Kuvendi i Komunës së Prizrenit mbajti sot një seancë solemne në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë aktivitet morën...

Lajmet e Fundit