31.6 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025

Gjykata e Apelit: Edhe disa ditë do të publikohet vendimi për Ramadan Mujën

Gjykata e Apelit në Prishtinë ende nuk e di datën se kur do të shpallet vendimi për Kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja, i cili është i dënuar nga shkalla e parë me dy vite burgim. Zyrtarët e Apelit kanë thënë se vendimi do të shpallet në ditët në vazhdim, pa e specifikuar saktësisht, se kur do të dihet fati i Kryetarit të Prizrenit

Ramadan Muja mund të qëndrojë pa ndonjë problem në Zyrën e Kryetarit të Prizrenit edhe më tutje pasi ende nuk dihet saktësisht se kur do të shpallet vendimi i Gjykatës së Apelit.

Zyrtarët e kësaj Gjykate kanë thënë për Gazetën Express se vendimi për Mujën dhe të tjerët do të shpallet në ditët në vazhdim.

Por, s’e kanë saktësuar se kur i bien “në ditët në vazhdim”.

Zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari, ka thënë se vendimi për rastin Muja do të shpallet në përputhje me procedurat ligjore.

“Gjykata e Apelit do ta publikojë vendimin e vet lidhur me rastin Muja dhe të tjerët, brenda disa ditësh. Sikurse çdo rast tjetër, Gjykata është duke vepruar në përputhje me procedurat ligjore dhe do të veprojë njësoj deri ne finalizimin e plotë të këtij procesi”, është shprehur Jashari.

Në seancën e vendimtare të Gjykatës së Apelit, e cila është mbajtur më 9 qershor, bashkë me Ramadan Mujën ishin paraqitur edhe pesë zyrtarët tjerë. Prej atëherë kanë kaluar 2 muaj e dhjetë ditë, ndërsa, zyrtarët e Gjykatës së Apelit, thonë se vendimi përfundimtar do të shpallet në ditët në vazhdim.

Rasti Muja është duke u zvarritur tash e ca muaj së pari për shkak të shëndetit të së parit më pas bllokada institucionale disa mujore.

Lënda fillimisht i ishte ndarë një gjyqtari ndërkombëtar të cilit ndërkohë i kishte kaluar mandati. Këshilli Gjyqësor i Kosovës atë kohë nuk ishte funksional dhe si pasojë e kuorumit të anëtarëve të KGJK’së nuk ishte e mundur të emërohen gjyqtarët e rinj- të cilët emërohen nga Kuvendi i Kosovës.

Mirëpo muaji gusht do të jetë përfundimtarë nëse qytetarët e Prizrenit do të dalin në zgjedhje të jashtëzakonshme apo jo. Më 9 qershor Gjykata kishte thënë se vendimi do t’u jepet palëve në formë të shkruar.

Por kryetari Muaj, i dënuar nga Gjykata Themelore është i bindur që do të dalë i pafajshëm. Në seancën e nëntë qershorit tha se gjykata do të vendosë drejtë. Në deklaratën e Prokurorisë e cila u lexua gjatë seancës kërkohet që shkalla e dytë ta refuzojë kërkesën e mbrojtjes dhe “ta vërtetojë aktgjykimin e shkallës së parë” ndaj kryetarit të Prizrenit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Ramadan Muja i cili udhëheq me Prizrenin për 3 mandate në vitin 2014 është dënuar me 2 vite burgim, ekzekutimi i të cilit është pezulluar për një periudhë 3 vjeçare të verifikimit nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, dhe me një dënim alternativ të ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik për 30 muaj. Muja dhe drejtorët e tij, nga Prokuroria e EULEX-it janë akuzuar për shpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare.

Kolegji i Gjykatës së Apelit i përbërë nga gjyqtarët vendorë Driton Muharremi dhe Adbullah Ahmeti dhe kryetari Piotrr Bojarczuk pritet që në ditët në vijim të shpall vendimin./gazeta express/

Më Shumë

Publikohet ‘Askund’ nga Shkodra Elektronike

Shkodra Elektronike sapo ka lansuar projektin e tyre më të ri, 'Askund', i cili erdh pak ditë pas përfaqësimit dinjitoz të Shqipërinë në Festivalin...

Mulliri i Tabakhanes – dëshmi e trashëgimisë së gjallë në Prizren

Mulliri gjendet në kompleksin e“Tabakhanes”, i cili shtrihet në bregun verior të Lumbardhit, në mes të Xhamisë së Ahmed-Beut, Xhamisë së Suziut dhe ndërtesës...

Lajmet e Fundit