Gjykata e Prizrenit nis përsëri mbajtjen e seancave të rregullta

 Gjykata Themelore e Prizrenit, më 21 korrik, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prizren, kishte anuluar mbajtjen e të gjitha seancave të rregullta, me përjashtim të rasteve të natyrës urgjente, për shkak se në stafin e prokurorisë kishin rezultuar dy raste pozitiv  me Covid-19.

Administratori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit Xhemajl Qelaj, i kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, kishte thënë se gjykata vazhdon të jetë në pushim deri më 27 korrik për shkak të dy rasteve pozitive të konfirmuara me Covid-19 në prokurori.

Pas kësaj, gjykata në fjalë, të hënën, ka vendosur të nis me mbajtjen e seancave të rregullta.

I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren, gjykatësi Artan Sejrani bëri të ditur se nis mbajtja e të gjitha seancave, si penale ashtu edhe civile.

“Kërkesa e Prokurorisë ishte që anulimi i seancave të rregullta të pezullohen nga 21 e deri më  27 korrik, ku nga sot mbahen seancat e rregullta sipas orarit të caktuar paraprakisht”, ka thënë ai. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë të...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit