5.3 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Gjykata e Prizrenit vendos rreth të akuzuarit për djegien e kufomave në Krushë të Vogël

Gjykata në Prizren ka marrë vendimin e saj rreth Darko Tashiqit, të akuzuarit për krime lufte në Krushë të Vogël.Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar paraburgimin prej dy muajsh Darko Tashiqit, të akuzuarit për krime lufte të kryera në Krushë të Vogël të Rahovecit.

Lajmin për caktimin e paraburgimit për Tashiqin e bëri të ditur për KALLXO.com gjyqtari Artan Serjani.

KALLXO.com e siguroi dje aktakuzën ndaj Tashiqit.EULEX-i e akuzon Tashiqin se në datat 26 e 27 mars 1999 në Krushë të Vogël të Rahovecit dogji trupat e vdekur të një numri personash dhe më pas tat i hodhi në Lumin Drin.Në Krushë të Vogël atëherë u vranë 70 për qind të meshkujve shqiptarë të fshatit, ndërsa EULEX-i për këtë masakër kishte nisur hetimet në vitin 2013

Më Shumë

Hapen regjistrimet për turneun Alley-Oop në Prizren

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar hapjen e regjistrimeve për turneun Alley-Oop 3x3, i cili do të zhvillohet më 31 janar 2025...

Avokati Yll Zekaj: 35 të ndaluarit po mbahen pa vendim pas skadimit të afatit ligjor

Avokati Yll Zekaj ka reaguar sot lidhur me mbajtjen e 35 të ndaluarve në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, në kuadër të rastit që...

Lajmet e Fundit