4 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

Gjykata shpalli aktgjykimin për tentim vrasjen në Brestovc të Rahovecit

Gjykata e Gjakovës ka shpallur aktgjykimin në rastin e dy të akuzuarve për vrasje në tentativë dhe për posedim të armës pa leje, vepra që pretendohet të jenë kryer në shkurt të vitit 2012 në fshatin Bestovc të Rahovecit.

Driton Orllati është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim prej 3 vjet 4 muaj e 10 ditë, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Ndërsa, Bashkim Elshani është liruar nga akuza për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Trupi gjykues me kryetar gjyqtarin Gëzim Pozhegu dhe gjyqtarët Ilir Rashkaj dhe Manduhije Syla anëtarë, shqiptoi edhe dënimin plotësues – konfiskim i armës.

Veprat penale pretendohet se janë kryer si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Bashkim Elshani pas një fjalosjeje me të dëmtuarin Agron Orllati, tenton ta privojë nga jeta dhe gjuan me armë zjarri në drejtim të tij, duke e goditur në anën e majtë të kraharorit me pasoja të rënda trupore me rrezikshmëri për jetën.

Aktakuza shpjegon se i akuzuari Driton Orllati duke qenë pjesë e fjalosjes dhe pas plagosjes së vëllait të tij Agron Orllatit, me armë zjarri e godet Bashkim Elshanin në buzën e sipërme të gojës, e po ashtu i gjuan me një mjet mekanik dhe i shkakton lëndime të rënda në pjesën e pasme të kokës.

Më Shumë

Vrasje në tentativë, arrestohet një person në Prizren

Një person është arrestuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur...

Lumi Toplluha del nga shtrati, vërshohet Samadrexha e Suharekës

Si pasojë e reshjeve të dendura që kanë rënë gjatë ditëve të fundit në vend, edhe zona e Suharekës është prekur nga përmbytjet. Një pjesë...

Lajmet e Fundit