22.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Prizreni, shembull i tolerancës fetare

Qyteti historik i Prizrenit është i shtrirë në prehrin e maleve dhe në horizont shihen radhë-radhë Bjeshkët e Sharrit, më poshtë shfaqet Kalaja shekullore.

Emri i Prizrenit dëshmon luftëra e trimëri shumëvjeçare duke nisur nga kohë e Skënderbeut e deri te Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Qyteti flet shumë dhe për luftën e sakrificat e panumërta, që u desh të përballoheshin para stuhisë së furtunave të armiqve, por ajo që dallon këtë qytet është toleranca fetare.

Për të parë realitetin e kësaj tolerance Lumni Lushaj, bashkë me disa personalitete të tjera atdhetare, u kujdesën që në fundjavën e parë të dhjetorit të sjellin disa të rinj nga Izraeli, Palestina, nga SHBA-ja, me të vetmin qëllim që ata të jenë mysafirë të kryetarit të Këshillit Hebraik, Votim Demiri në Prizren.

Të rinjtë e besimit hebre, mysliman dhe të krishterë erdhën dhe e shënuan festën hebraike “Festa e dritës”. Lidhur me këtë festë, Steven Aiello tregon se kjo festë nga komuniteti hebraik shënohet, si ditë e triumfit mbi grekët, kur Maccazi, që për hebraikët është një Skënderbe, hyri në Jerusalem me ushtarë dhe aty gjeten vetëm një fuqi me vaj ulliri, prandaj ai vaj ulliri u shërbeu për tetë ditë ta ndriçonte kështjellën e Jerusalemit. Mu për këtë në shenjë të asaj feste, në aspektin kombëtar e shënojnë.

Steven Aiello tregon se OJQ “Debate për paqen” ka qëllim që të krijojë një të ardhme tolerante mes të rinjve myslimanë, hebre dhe të krishterë. Për këtë qëllim marrin pjesë deri në 500 nxënës e studentë në Izrael për qëllime madhore të tolerancës. Mirëpo, ai pohon për gazetë se Prizreni është vërtet qytet i tolerancës. “Më duhet të them se Prizreni ua kalon shumë qyteteve sa i përket tolerancës. Ky është rasti më unik në botë, sepse këtu brenda një hapësire të vogël ka xhami, ka kishë ortodokse dhe kishë katolike. Pastaj afërsia e të rinjve të këtij qyteti është tepër e rrallë në botë. Askënd nuk e pengon besimi, ata janë një dhe flasin e qeshin dhe kjo duhet të jetë shembull i rrallë ose më uniku në gjithë botën. Rina e këtij qyteti është mrekulli” tha Aiello. “Gjatë takimin në KBI në Kishën katolike dhe ne Teqenë Helvatie, ne kemi marrë mesazhe nga liderët fetarë, që askund në botë s’do të mund t’i merrnim”, thotë Aiello.

Tolerancë që nuk shihet diku tjetër

Kurse, me shumë respekt për tolerancën fetare flasin dr. Irfan Daullxhiu dhe i riu Eliran Benyar, i cili thotë se në Kosovë flasin vetëm gjuhë tjetër, përndryshe janë shembull për respekt e dashuri njerëzore dhe këtë tolerancë nuk ka mundësi njeriu ta shohë tjetërkund. I riu Amir Ghanayim tregon se të rinjtë janë të mrekullueshëm, sepse këtu shoqërohen, shkojnë në xhami e kisha, por thotë se do të ishte mirë që edhe të rinjtë hebraikë të kenë një sinagogë për lutje.

Lumni Lushaj tregon se tash këta të rinj shprehën dëshirën që së bashku të festojnë edhe Bajrame dhe Krishtlindje. Këto kontakte tashmë janë vetë mrekullia njerëzore dhe këto kontakte janë ambasadorët e paqes, sepse nuk ka laps, as nuk ka dëshmi më të fuqishëm se këto fakte që tashmë këta të rinj i mësuan.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Vogëlushi kosovar dënohet me 2500 franga, shkak ‘selfie’ me Granit Xhakën

2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq i kushtoi një vogëlushi nga Kosova dënimi, për shkak të...

Peja apo Ylli – Sot mësohet finalisti i dytë i play-offit

Sot do të mësohet finalisti i dytë i play-offit, në Superligën e Basketbollit kosovar. Kampioni në fuqi, Peja është nikoqire e Golden Eagle Yllit. Fituesi...

Lajmet e Fundit