12.5 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Gjykata Speciale do të jetë shtet në vete

TomeGashi5-31Avokati i njohur Tomë Gashi e ka vlerësuar shumë të dëmshëm dokumentin që do ta jetësojë Gjykatën Speciale: “Projektligji për dhomat e specializuara dhe prokurorinë e specializuar”. Ai ka thënë se Gjykata Speciale nuk ka të bëjë me ligjet e Republikës së Kosovës. “Kjo gjykatë nuk do t’i aplikojë as Kodin Penal dhe as atë të Procedurës Penale të Kosovës”, është shprehur Gashi në një intervistë për “Epokën e re”, duke shtuar se kjo gjykatë e eliminon në tërësi sistemin e drejtësisë në Kosovë. “Sipas këtij draftligji, Gjykata Speciale në njëfarë forme do të jetë shtet në vete”, është shprehur ai. Gashi ka thënë se tashmë është e qartë se formimi i Gjykatës Speciale nuk mund të ndalet, por ka kërkuar nga deputetët të mos e votojnë këtë projektligj për Gjykatën Speciale por, sipas tij, duhet të insistojnë që kjo gjykatë të funksionojë sipas Kushtetutës, Kodit Penal, atij të Procedurës Penale dhe ligjeve të Kosovës.

“Epoka e re”: Z. Gashi, e keni parë Projektligjin e hartuar nga BE-ja për Gjykatën Speciale. Çfarë vlerësimi keni për këtë dokument?

Gashi: Natyrisht se e kam lexuar. Faktikisht, shumë çështje që janë ditur për Gjykatën Speciale tani janë vërtetuar. Shumë shpejt do të tentohet të votohet nga deputetët e Kuvendit. Siç jeni në dijeni, kjo gjykatë ose dhomat e specializuara do të veprojnë jashtë Kosovës. Gjykata Speciale nuk ka të bëjë me ligjet e Republikës së Kosovës. Po ashtu, kjo gjykatë nuk do t’i aplikojë as Kodin Penal dhe as atë të Procedurës Penale të Kosovës. Gjykata Speciale, në bazë të ligjit, ka të drejtën të formojë vetë ligje me të cilat do të veprojë. Deri më tani kjo gjykatë do të jetë kompetente për pesë vepra penale dhe përfshinë periudhën kohore 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor 2000. Ka indice nga disa deputetë që kjo gjykatë të ketë ingirenca më të mëdha. Është e qartë se Gjykata Speciale do t’i nxjerrë ligjet e veta procedurale. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Tribunalin e Hagës për krimet e kryera në ish-Jugosllavi, ku gjyqtarët kanë pasur të drejtë që në një seancë dhe në bashkëpunim me prokurorët të veprojnë sipas rregullave të veta. Prandaj, ligjet e Kosovës nuk do të aplikohen fare nga Gjykata Speciale, por do të jenë ligje krejtësisht të tjera.

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari në Rahovec, gjuajti me armë zjarri

Në fshatin Guri i Kuq, në komunën e Rahovecit, më 25 prill 2026 rreth orës 13:45, është raportuar një incident me përdorim të armës...

Një defekt në rrjetin e ujësjellësit lë pa ujë disa fshatra të Malishevës

Një defekt i paraqitur në gypin furnizues me diametër 160 mm, në dalje të Gurbardhit, ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes...

Lajmet e Fundit