13.1 C
Prizren
E enjte, 30 Tetor, 2025

Gjykata Themelore në Prizren nis vitin 2017 me 18 lëndë të korrupsionit

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha, gjatë konferencë vjetore për media, të mbajtur të premten, ka thënë se në vitin 2016, janë përfunduar 28 lëndë të natyrës korruptive, ndërsa në vitin 2017 janë bartur 18 lëndë të kësaj natyre.

Hoxha po ashtu ka thënë se gjykata, të cilën e udhëheqë, është ndër gjykatat me të suksesshme në Kosovë, me gjithë sfidat me të cilat ballafaqohet. Ai ka theksuar nevojën për më shumë gjyqtarë, pasi që numri i lëndëve po rritet ndërsa numri i gjyqtarëve është zvogëluar.

Kjo pasi që ka gjyqtarë të cilët kanë kaluar në prokurori, janë dorëhequr apo janë transferuar në Prishtinë.

Po ashtu, Hoxha, ka folur edhe për nevojën e më shumë bashkëpunëtorëve profesional, të cilët do t’u ndihmonin gjyqtarëve.

Tuje ka shtuar se kriteri për punësimin e bashkëpunëtorëve është shumë i lartë pasi që kërkon tre vite përvojë pune, të njëjtat kushte që kërkohen edhe për gjyqtarë.

Kryetari Hoxha ka thënë se kanë mungesë të hapësirave punuese andaj ka bërë kërkesë për ndërtimin e një objekti të ri të gjykatës, ashtu siç janë duke i ndërtuar edhe në qytetet tjera.

Hoxha tutje ka prezantuar edhe një raport statistikor sipas të cilit, në vitin 2016, gjykata ka pasur në punë mbi 91 mijë lëndë, prej të cilave janë kryer mbi 61 mijë.

Në departamentin e krimeve të rënda, 253 lëndë janë trashëguar nga viti 2015, 239 lëndë janë pranuar gjatë vitit 2016,  ndërsa janë kryer 234 lëndë.

Ndër sfidat tjera, Hoxha ka përmendur edhe mos licencimin e përkthyesve gjyqësorë, mungesën e sigurisë, përmbarimin e lëndëve dhe mungesën e data-bazave për recidivistët, në polici dhe prokurori, gjë që mund të ndikojë që keqbërësit të mos marrin dënimin e merituar./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Bashkimi lufton me zemër, por Dijon merr fitoren pas një vazhdimi dramatik në Prizren

Bashkimi ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme mbrëmjen e së mërkurës ndaj skuadrës franceze Dijonit, por në fund u mposht me rezultat 73-84, pas një...

34-vjeçari bie nga skeletet dhe vdes- Ky është pronari i kompanisë nga Malisheva që u arrestua, kishte urdhër për ndalimin e punimeve

Një punëtor ka vdekur të mërkurën derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi në Prizren. Rreth orës 13:30 në lagjen “Bajram Curri” ai...

Lajmet e Fundit