14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Gjykimi për vjedhjen në “Viva Fresh” të Prizrenit, shikohen CD-të e kamerave të sigurisë nga vendi i ngjarjes

Në Gjykatën Themelore në Prizren, në seancën e së mërkurës janë shikuar CD-të e kamerave të sigurisë të vendit të ngjarjes në natën kritike të vjedhjes grabitqare në “Viva Fresh Store” në Korishë të Prizrenit.

Në këtë rast, për vjedhje grabitqare po akuzohen Veton Krasniqi, Leotrim Sokoli, Ahmet Ahmetaj dhe Berat Sylaj, kurse Xhafer Ahmetaj po akuzohet për përdorim të armës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Seanca e sotme ka filluar me leximin e provave materiale të propozuara nga ana e palëve në këtë shqyrtim gjyqësor.

Në këtë seancë është bërë leximi i sekuestrimit të sendeve të të akuzuarve Leotrim Sokoli dhe Veton Krasniqi, pastaj është lexuar lista e dëshmive të dosjes së hetimeve e datës 20 shtator 2020 që ka të bëjë me dy të pandehurit e lartpërmendur me rastin e bastisjes së shtëpive të tyre.

Po ashtu, është lexuar edhe raporti i këqyrjes së vendit të ngjarjes si dhe është bërë shikimi i foto-dokumentacionit të përpiluar nga ana e Njësisë së Forenzikës si dhe disa provave të tjera të propozuara.

Pas kësaj, palët nuk kishin prova të reja për të administruar që kishin të bëjnë me lëndën, kështu që seanca ka vazhduar me shikimin e CD-ve nga nata kritike e grabitjes në “Viva Fresh Store”, të propozuara nga ana e prokurorit, Genc Nixha.

Gjatë shikimit të këtyre CD-ve, prokurori Nixha deklaroi se nga këto pamje shihet se si është bërë depërtimi i dhunshëm i të akuzuarve në lokalin “ Viva Fresh Store”, ku është vërejtur se dera është thyer prej poshtë duke përdor “Heblla” dhe gjëra të tjera

Po ashtu, prokurori shtoi se nga këto CD vërehet se të akuzuarit me të hyrë në brendësi, shkojmë direkt e te zyra e menaxherit të këtij lokali ku ishin boksat me cigare, ku janë marrë disa dhe janë futur në bagazh të automjetit të tyre.

Ai theksoi se këto pamje të shikuara nga ana e CD-ve janë në përputhje me atë se çka ka deklaruar dëshmitari- i mituri H.B.

Tutje, prokurori Genc Nixha deklaroi se nga këto pamje shihet se njëri nga të akuzuarit ka pasur revole dhe shihet se si gjuan me revole në drejtim të ajrit.

Të gjithë të akuzuarit përmes mbrojtësve të tyre kanë kundërshtuar këto CD, pasi që sipas tyre nuk shihen se në çfarë mënyre kishin marrë pjesë të akuzuarit dhe se nuk identifikohen të akuzuarit në këto pamje.

Për shkak të përfundimit të orarit të punës, seanca e sotme është ndërprerë dhe e njëjta do të vazhdojë nesër, më 4 nëntor, ku do të ftohet dëshmitari H.B, ku do të deklarohet për disa rrethana të para nga ana e CD-ve.

Ndryshe, Veton Krasniqi, Leotrim Sokoli, Ahmet Ahmetaj dhe Berat Sylaj akuzohen se më 2 shtator 2020, në fshatin Korishë të Komunës së Prizrenit, në qendrën tregtare “Viva Fresh Store”, në bashkëveprim edhe me të miturin H.B., të zënë në befasi në kryerjen e aktit të vjedhjes, me qëllim pasurinë e vjedhur ta mbajnë, përdorin armën e zjarrit për ta sulmuar personin tjetër.

Në aktakuzë thuhet se Ahmet Ahmetaj duke pasur armën me vete si dhe duke përdorur forcën përmes një shufre metalike, në shoqërim të të miturit i cili ka pasur në dorë një kaçavidë, hapin derën e qendrës tregtare dhe të gjithë futen brenda, ku arrijnë të përvetësojnë një sasi të konsiderueshme të cigareve.

Gjatë daljes nga qendra tregtare thuhet se ata vërehen nga dëshmitari Xhafer Ahmetaj, i cili ishte edhe pronar i objektit, ku Ahmet Ahmetaj me të kuptuar që janë vërejtur nga pronari i objektit ka shkrepur me armë në ajër dhe më pas hipin në veturën “Renault Megane” dhe largohen në drejtim të panjohur, duke i shkaktuar kështu “Viva Fresh Store” dëm material.

Me këto veprime ata akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vjedhja grabitqare” nga neni 316, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal.

Në dispozitivin e dytë të aktakuzës, thuhet se Xhafer Ahmetaj, gjatë kohës kur ka zënë të lartpërmendurit në flagrancë, ka përdorur armën e zjarrin në kundërshtim me ligjin, ndonëse për të njëjtën posedon leje nga organi kompetenet.

Aty thuhet se derisa Ahmet Ahmetaj ka shtënë me armë zjarri në ajër për ta frikësuar Xhafer Ahmetajn, ky i fundit gjithashtu nga terrasa e shtëpisë ku banon shtinë 4 herë me armë në ajër, nga frika për të dhe familjen e tij, me qëllim që t’i largojë të pandehurit.

Në fund, në aktin akuzues thuhet se posa policia arrijnë në vendin e ngjarjes, Xhemaj Ahmetajt ia sekuestrojnë armën në fjalë.

Me këtë ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367, paragrafi 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

‘O do të flasësh, o do të vdesësh’- Dëshmia tronditëse e ish-partizanit: Kapiteni dhe nëntogeri më torturonin

Antifashistët që ishin burgosur në Itali në rrethana të ndryshme, por që u liruan nga anglo-amerikanët në vitin 1943, pas largimit të misionit amerikan...

Kosova mposht Armeninë

 Franco Foda ka debutuar me fitore në krye të bankinës së Kombëtares së Kosovës. Dardanët mundën në udhëtim Armeninë, me rezultat 0-1, të enjten në...

Dhimbja

Lajmet e Fundit