16.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Haskuka: Ka pasur blerje të votave nga të gjitha partitë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se pak para zgjedhjeve të rundit të parë në Prizren, ka pasur shpërndarje të fondeve për të marrë vota, shkruan Express.

“Ka pasur shpërndarje të fondeve për të marrë vota. Kjo ndodh zakonisht 2-3 ditë para zgjedhjeve, ose një natë para tyre”, është shprehur Haskuka.

Tutje, ai tha se ka kërkuar edhe nga Policia e Kosovës të zhvillohen hetime rreth kësaj çështje.

“Dihet përafërsisht kush janë e kush s’janë, kam kërkuar nga Policia të jenë më prezentë dhe të ketë hetime”, ka thënë Haskuka.

“S’është me rëndësi emrat, por ka nga të gjitha partitë”, shtoi Haskuka.

Haskuka garon në Prizren me VV-në për mandatin e tij të dytë, ndërsa kundërkandidat e ka Shaqir Totajn e PDK-së.

Kryetari Haskuka doli i pari në zgjedhjet e 17 tetorit duke marrë 40% të votave, ndërsa Totaj i PDK-së mori 31% të votave./Express/

Më Shumë

22-vjeçari nga Peja kapet gjatë natës me pistoletë dhe thikë në Prizren

Policia në Prizren ka ndaluar një 22-vjeçar nga Peja, i cili gjatë kontrollit është kapur i armatosur me pistoletë dhe thikë. Sipas njoftimit të policisë,...

Lejson Zeqiri i Bashkimit shpallet MVP i publikut

Lejson Zeqiri, basketbollist i Bashkimit, është shpallur MVP i publikut nga ndjekësit e rrjeteve sociale të FBK-së, pas paraqitjes së tij ndaj Borës. Zeqiri realizoi...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit