10 C
Prizren
E shtunë, 1 Nëntor, 2025

Gjyqësori amniston korrupsionin

Buxheti i Kosovës vijon të dëmtohet nga sistemi gjyqësor, ndërkohë që njerëzit e këtij të fundit ngrehin zërin për rritje pagash. Sipas të dhënave të paraqitura nga Antikorrupsioni, janë vetë gjykatat që dëmtojnë buxhetin e shtetit, nëpërmjet procedimit të lëndëve të korrupsionit që janë kallëzuar penalisht në Prokurori nga AKK –ja.

Kjo e fundit përmes një letre adresuar Këshillit Gjyqësor të Kosovës, si dhe kryetarëve të gjykatave themelore të Kosovës, ka shprehur shqetësimin e  saj në lidhje me mungesën e efikasitetit të këtyre institucioneve në trajtimin me seriozitet të rasteve (kallëzimeve penale) të paraqitura nga ana e Agjencisë, për sa i përket mosdeklarimit  dhe deklarimit të rremë të pasurisë nga  zyrtarët e lartë publikë. Bëhet fjalë për rastet e iniciuara për vitin 2014.

“Gjatë përfaqësimit të rasteve të iniciuara nga Agjencia është vërejtur se gjykatat themelore në Kosovë kanë aplikuar politikë joadekuate ndëshkimore, veçanërisht në lidhje me veprat penale të mosdeklarimit ose deklarimit të rremë të pasurisë nga zyrtarët e lartë publikë”, thuhet në letrën e Agjencisë./Kosova Sot/

Më Shumë

Elsa Lila akuza për Festivalin e Këngës: Albina Kelmendi, vodhi votat!

Këngëtarja Elsa Lila ka zbuluar arsyen e mungesës së saj në edicionin e fundit të Festivalit të Këngës, duke lëshuar akuza të forta që...

Liria e Prizrenit fiton në Pejë ndaj Besës

Në një ndeshje dinamike dhe me gola të bukur, Liria e Prizrenit ka triumfuar me rezultat 1:3 ndaj Besës së Pejës, raporton PrizrenPress. Pjesa e...

Lajmet e Fundit