Gjyqtari Kadri Kryeziu, deri në vitin 2009 ishte anëtar i Kryesisë së AAK-së

Kadri KryeziuKadri Kryeziu është gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe në fushatën e fundit zgjedhore u pa në Prizren në një fushatë të PDK-së.

Para se të shihej në tubimet e fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Kryeziu ka pasur aktivitet disa vjeçar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ka qenë anëtar i kryesisë dhe madje zv.ministër i Tregtisë dhe Industrisë, në kohën kur Bujar Dugolli nga AAK ishte ministër.Ka qenë në fakt në këtë parti që nga viti 2000 deri në vitin 2009. Ai ka shërbyer edhe në disa poste në Ministrinë e Ambientit në qeverisjen e AAK-së, 2004-2007./reporteri/

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Lajmet e Fundit