Globi në rrjetë pandemie

Hajdar Mallaku

Mos na e mbani vdekjen mbi kokë
Mjaft po e prekim jetën me drojë;
Pse të pyesim a ka njeriu gjë në dorë
Apo jeta kot peshuaka njëmijë okë.

Po e shprishim shkencën, po e kërkojmë shpresën
Njeriut po ia mbyllim gojën që prej sotit:
Pak bëri për jetën e shumë bëri për vdekjen,
Jetën e damllosi pa pëlqimin e Zotit.

Kot po derdhim lotë, po i shterrim lumenjtë,
Kot po e mbysim buzëqeshjen duke lindur dielli;
Kërkojmë shkencëtarë, profetë, burrështetas e engjëj
Gjejmë djaj, fallxhinj, matrapazë, analistë mirëfilli.

Demokleu vdiq mija e mija herë
Kokën nën shpatë, varur në fije floku;
Pse s’iu pre koka që ankthi të ikte në erë,
Kjo bezdi morali jetën seç e fiku.

Dhimbjet për çdo ditë po qeshin me ne:
Maska legjendare e të folur me doreza,
Bërryla plot në jetë, bërryla në përshëndetje
Zemrat valë dikur, sot akull ndër breza.

Mos na e mbani vdekjen mbi kokë,
Ajo një ditë vjen si përkude në derë
Një minutë të themi “ndjesë pastë se vdiq”
Pastaj të vazhdojë jeta plot me shend e verë.

Lutemi që dergja të shkojë në kujtim
Në krahë lakuriqi e ngopur me vdekje,
Kjo huti për njeriun më nuk ka kuptim
Që mendja të dergjet e të flejë si mumje.

Urojmë një pranverë, një lule, një dashuri,
Një aurorë engjëjsh në kopështin engjëllor
Liri shqiponjash në sfondin pa kufi
Në rruzullin paqësor e në spektrin diellor.

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit