8.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Golden Eagle Ylli mposht Rahovecin, kualifikohet në finalen e madhe

Golden Eagle Ylli ka siguruar plasmanin në finalen e play- offt të Superligës së Kosovës në basketboll.

Në ndeshjen e pestë të serisë gjysmëfinale të zhvilluar të mërkurën në palestrën “Mizahir Isma”, Ylli ka triumfuar si mysafir ndaj skuadrës së Rahovecit me shifrat 85:72.

Me këtë fitore, Ylli është kualifikuar në finale me rezultatin e përgjithshëm 3:2 ndaj Rahovecit në serinë gjysmëfinale.

Elyjah Clark e Erjon Kastrati ishin më të dalluarit te skuadra e Yllit në këtë fitore të rëndësishme.

Clark ndeshjen e mbylli me 28 pikë derisa Kastrati shtoi edhe 24 sosh.

Me lojë të mirë te Ylli, u veçuan edhe Demetris Morant e Valon Bunjaku që realizuan nga 12 pikë.

Në anën tjetër, te Rahoveci u veçuan Darrell Davis me 29 pikë të shënuara, i përcjellë nga Ed Daniel (21) e Alban Veseli (13) që ishin të vetmit me pikë dyshifrore.

Për Yllin, kjo është hera e parë që kualifikohet në finale.

Më Shumë

Disa lagje në Prizren mbesin pa ujë për shkak të një defekti në rrjetin transportues

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se disa zona të Prizrenit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes si pasojë e një defekti në...

1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

1 Maji njihet në mbarë botën si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, një datë që simbolizon luftën e punëtorëve për të drejta, liri dhe kushte...

Lajmet e Fundit